Çlirim Peka po i gjendet pranë në këtë moment të vështirë ish deputetit Ervin Salianji, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës pritet të japë vendimin për inskenimin e dosjes “Babalja”.
Teksa kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë ish deputetët e grupit parlamentar për të protestuar para gjykatës për t’i ushtruar presion trupit gjykues, gazetari e ka postuar foton në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke inkurajuar Salianjin.
Ky i fundit, rrezikon deri në 5 vite burg pas fakteve, dëshmive dhe tabulateve telefonike të zbardhura nga grupi hetimor, të cilat e ngarkojnë ish ligjvënësin me përgjegjësinë e inskenimit të çështjes “Babale”. Gjithësesi, me shokë si Çimi burgu për burrat është.