I shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA Sali Berisha dhe familja e tij nuk mund të udhëtojnë më në Amerikë. Por kjo duket se nuk pengon Berishën që të gjejë mënyra për t’u takuar me militantë e tij edhe në SHBA.
Teksa ka nisur një tur ‘Foltoresh’ për të kërcënuar SHBA që e shpalli ‘Non grata’ se ai ka ende fuqinë për të rimarrë sërish drejtimin e PD, Berisha duket se do të zhvillojë edhe një foltore jashtë atyre të zakonshme.
Foltorja e 5 dhjetorit do të jetën ‘Online’ me shqiptarët që jetojnë në Amerikë, dhe kjo është pikërisht mënyra se si ai do të jetë prezent mes tyre dhe ‘shkojë’ në SHBA.
Takimi do të zhvillohet në orën 18:00 online në vendin tonë dhe në 12:00 në SHBA për shkak të ndryshimit të orës.
Berisha ka ftuar shqiptarët e New Jersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj për të marrë pjesë në takim.