osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I shkakton dëm miliarda dollarë amerikanëve; Putini jep urdhrin për konfiskimin e “Sakhalin-1”! Ç’po ndodh me gazin dhe naftën?

I shkakton dëm miliarda dollarë amerikanëve; Putini jep urdhrin për konfiskimin e “Sakhalin-1”! Ç’po ndodh me gazin dhe naftën?

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për instalim të një operatori të ri në projektin e madh ndërkombëtar të gazit dhe naftës, Sakhalin-1, në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë.

Një hap i tillë do të prekë miliarda dollarë investime të kompanive amerikane, japoneze dhe indiane.

Dekreti i 7 tetorit duket se është përsëritje e strategjisë që e ka përdorur Kremlini së fundi për të marrë kontrollin e aseteve të energjisë që janë në pronësi të huaj.

Putin ka urdhëruar që Qeveria ruse të ketë autoritet për të vendosur nëse palët e huaja do të mund të kenë aksione në projektin masiv të naftës dhe gazit, Sakhalin-1.

Ky hap, drejt nacionalizimit, komplikon edhe më shumë përpjekjet e kompanisë amerikane, Exxon Mobil që të largohet nga Rusia, prej kur Perëndimi i ka vënë sanksione Moskës për luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.Situata vështirësohet edhe për kompaninë japoneze, Sodeco, e cila ka 50 për qind të aksioneve dhe kompaninë indiane, ONGC Videsh.

As Exxon dhe as Sodeco nuk kanë komentuar dekretin e Putinit.

Në urdhrin e Kremlinit përmendet themelimi i një kompanie ruse, si degë e Rosneftit – Sakhalinmorneftegaz – për të kontrolluar të drejtat e investitorëve në Sakhalin-1.

Pas themelimit të kompanisë, investitorët e huaj do të kenë një muaj kohë për të kërkuar aksione në këtë projekt, përmes rrugëve të Qeverisë ruse.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia i kanë vënë sanksione të ashpra Rusisë për luftën në Ukrainë, derisa India ka qëndruar kryesisht e heshtur.

Projekti Sakhalin-1 operon në tri zona të Detit Okhotsk, dhe përmes një teknologjie të avancuar krijohet qasje në disa prej puseve më të thella në botë.

Në muajin korrik Putin e ka nënshkruar një tjetër dekret për të fituar kontrollin e plotë mbi projektin simotër, Sakhalin-2.

Në projekt kanë qenë partnerë kompanitë: Shell, Mitsui & Co dhe Mitsubishi Corp.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL