Biznesmeni Gjergj Luca është shprehur se e ka lënë në harresë incidentin e ndodhur me kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçi, konflikt i ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Labinot.
Por kryeministri Edi Rama e thumboi sërish sot gjatë vizitës në portin e Durrësit, Gjergj Lucën.
Kreu i qeverisë Rama po bisedonte me peshkatarët në port, kur ka pikasur edhe biznesmenin duke i përmendur edhe përplasjen e ndodhur në Labinot të Elbasani.
“Luc ku je? Të vunë përpara? Në Rozafë jemi ne, oligarku i detit,“- i tha Rama duke qeshur, ndërsa biznesmeni iu përgjigj shkurt se: Peshkatar jam unë.