Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe deputeti Tom Doshi, si dhe shoqëruesit e tyre respektivë, Ilir Kulla dhe Fahri Balliu, kanë ndenjur në një drekë të gjatë mbi katër orë, në prani dhe të kardinal Troshanit.
Tom Doshi tre vjet më parë akuzoi Ilir Metën se kishte porositur vrasjen e tij dhe vendi për pak u fut në një krizë politike për shkak të akuzave se për vrasjen kishte dijeni dhe Edi Rama.
Pas përfundimit të gjyqit, të dy politikanët e lartë, duket se ndjehen mirë me njëri tjetrin dhe kardinali Troshani është treguar i gatshëm t’ua fale mëkatet. Vetëm Durim Bani nuk merrte pjesë.