Gjykata e Durrësit ka rrëzuar animimin e prokurorit Dritan Gina lidhur me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit nga kryeprokurorja Arta Marku.
Pas këtij vendimi ka reaguar prokurori Gina, i cili ka deklaruar se prokurorja e çështjes, Anita Jella, ka lidhje shoqërore me kryeprokuroren Arta Marku. Sipas tij, Marku dhe Jella kanë mbaruar shkollën bashkë dhe kanë qenë shoqe të së njëjtës klasë.
“Se pari: Prokuroria nuk kishte kompetence per kryerjen e hetimit, pra te hetoj materialin qe une kam paraqitur ne lidhje me prokuroren e pergjitheshme te perkoheshme Arta marku. Por nje prokurori tjeter pasi ka qene pjese vete e kesaj prokurorie. Dhe se dyti: prokurori (anita jella) qe po merret me hetimin ka lidhje shoqerore me prokuroren e pergjitheshme Arta Marku. Ato kane mbaruar shkollen bashke, madje kane qene shoqe te se njejtes klase. Largimi eshte bere ne menyre arbitrare, pasi une nuk isha larguar apo kisha kerkuar doreheqe dhe prokutoria e elbasanit mbeti pa drejtues”.
Nga ana e saj, prokurorja Jella ka theksuar se mungojnë elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga Arta Marku.
“Mungojne elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres nga Arta Marku. Gina ka ushtruar funksionin e drejtuesit te Prokurorise se Elbasanit dhe eshte kerkuar te rikthehet si prokuror i perhershem ne Prokurorine e Tiranes. Sa i perket faktit se kam qene ne nje grup ne shkollen e magjistratures me Arta Markun nuk perben shkak per t’u terhequr nga kjo ceshtje. Ne si organi i akuzes kerkojme rrezimin e ankimin te bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku”, tha ajo.
d.c./shqiptarja.com