Një i ri nga fshati Kalis i Bashkisë Kukës është shprehur i zhgënjyer nga Partia Demokratike duke theksuar se në zgjedhjet e 30 qershorit do të votojë për Safet Gjicin, kandidain e Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës.
“Na kanë gënjëer, na kanë mashtuar, na kanë demoralizuar” – kështu është shprehur i riu gjatë një takimi elektoral të kandidatit socialist me banorët e Kalisit.
Safet Gjici ka qenë në listë për deputet në zgjedhjet parlamentare te 2017 ku shumë demokratë votuan për kandidatin socialist duke mundësuar një rezultat surprizë me 5570 vota më shumë se Partia Demokratike.