Nga kafazi i hekurt ku doli sot për të kërkuar sërish hapjen e dosjes së shekullit, Izet Haxhia i ka befasuar të gjithë. Ndërsa kërkoi të përballet me ish-kryeministrin Sali Berisha, Haxhia i bëri një propozim të hapur të dashurës së tij, Franca.
Propozim ky i cili eshte pranuar nga e dashura e tij. Ne faqen ne FB të Izet Haxhise eshte publikuar kete pasdite nje postim nga vajza e cila i menaxhon tani profilin ne rrjetet sociale, e cila shkruan:
Sot , jemi vetem une e ti!
Dhe dashuria!
Princi im i kalter, plot histori dhe aventura te panumerta, me dallge e tallaze qe do kishin shembur edhe nje mal… por jo ty, kurrsesi!
Sot, me bere nje pyetje publikisht..( ne fakt, ishim grindur pak si kokeforte gjaknxehte qe jemi te dy😀) Dhe ja pergjigjia ime, i cmenduri im i mençur,prej mjalti e prej hekuri:
Ne emer te pasionit: PO!
Ne emer te gjakut qe me rremben aq vrrullshem kur jam me ty:PO!
Ne emer te embelsise qe ti me mbeshtjell cdo dite: PO!
Ne emer te miqesise, si miku im me besnik: PO!
Ne emer te dashurise tone te shenjte: PO!
Ne emer te te gjitha dashurive:PO!
NE emer te lumturise: PO!
Ne emer te se drejtes per te jetuar nje perralle, si kjo e jona: PO!
Ne emer te jetes qe eshte tani, as dje, e as neser: PO!
Ne emer te arsyes magjike : PO!
Ne emer te vuajtjeve e sakrificave tona: PO!
Ne emer te muzikes qe kemi qare e qeshur aq here: PO!
Ne emer te beses se dhéne: PO!
Ne emer te lirise te shpirtrave tane: PO!
Miliona Po….Miliona arsye per te te thene PO…!
Do martohem me ty!
Kudo e sido qofte!
T a jap besen e shpirtit e te gjakut!
Te dua me shume se dje e shume me pak se neser, Izet Haxhia!
Me ty, deri ne fund… per nje fillim te pafund lumturie!
Kokashta jote!