Andi Alushi, 27 vjeç nga Shqipëria, dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania, në muajin 2022 maj mbajtën peng dy shqiptarë në një shtëpi në Sheffield, duke i trajtuar ata në mënyrë çnjerëzore.
Andi Alushi, i dënuar më parë për vrasje nga pakujdesua, është pjesë e një bande kanabisi në Angli.
Alushi i akuzonte 2 shqiptarët se kishin dashur t’i prishnin magazinën e kanabisit.
Policia britanike gjeti prova që Alushi kishte kontaktuar me familjarët e dy shqiptarëve në Shqipëri, duke u kërkuar një shumë të madhe parash, në këmbim të lirimit të pengjeve.
Dy shqiptarët e marrë peng u filmuan duke ngrënë nga tasat e qenve gjatë kalvarit të tyre 10-ditor ku u mbajtën peng.
Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vjet e gjashtë muaj burg në gjykatën e Sheffield Crown.
Dyshja u arrestuan pas kontrollit që policia kreu në një shtëpi në rrugën Firth Park në qytet dhe gjeti viktimat e lidhur me zinxhirë dhe njëri prej të cilëve kishte pësuar djegie. Alushi i ka përvëluar, duke u hedhur lëndë diegëse.
Alushi dhe Kasinskas u mbajtën peng për të marrë një “shpërblim të konsiderueshëm” nga anëtarët e familjes së tyre në Shqipëri, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS).
E gjitha kjo ndodhi pasi personat që mbaheshin peng fajësoheshin për gjetjen tyre në një magazinë me kanabis.
Videot nga shtëpia ku mbaheshin peng, treguan viktimat duke ngrënë nga kupat e qenve, të cilët i detyronin që të kërcenin dhe një burrë me hanxhar i shikonte.
Hetimet nisën pasi Kasinskas u mburr me një të panjohur në mediat sociale se do të tronditej nga përmbajtja e videove të tij.
Burri, i cili ishte nga Lituania, e denoncoi rastin në polici.
Alushi dhe Kasinskas u deklaruan fajtorë përpara gjyqit të tyre për dy akuza për pengmarrje.
“Fatmirësisht, pengmarrja u zbulua dhe viktimat u shpëtuan përpara se të pësonin dëme të mëtejshme”,- tha prokurorja e specializuar e CPS, Samantha Davidson.