osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I përfshirë në skemën e pastrimit të 5.5 mln eurove, ja si justifikohet Edi Paloka

I përfshirë në skemën e pastrimit të 5.5 mln eurove, ja si justifikohet Edi Paloka

Deputeti i PD, Edi Paloka dhe Flamur Hoxha, vëllai i deputetit Bedri Hoxha janë zbuluar se kanë fituar rreth nëntëqind mijë euro nga shitja e pronave dy të moshuarve të familjes Voci, me banim në Lezhë. Bëhet fjalë për shpenzimin nga këta të fundit të një pjese të 5.5 milion eurove të dhuruara nga manjati suedez, Sten Ake Lindholm, pronar i rrjeti i një sërë supermarketesh.

Përveç dyshimit rreth burimit të të ardhurave me të cilat dy deputetët, Edi Paloka dhe Flamur Hoxha, vëllai i deputetit Bedri Hoxha , i kanë siguruar pronat, ajo që e bën të bujshëm ngjarjen është fakti se rreth shumës 5.5 milion euro të dhuratës së pretenduar nga suedezi miliarder, Prokuroria ka nisur hetimin verfikues. Pasi dyshon se kemi të bëjmë me pastrim parash.

Çka rrjedhimisht i bën Palokën dhe Hoxhën të dyshuar për përfshirje në shitjeni fiktive të disa apartamenteve etj. Sipas vendimit gjyqësor të dhënë në Lezhë, dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro.

Ndërkohë Flamur Hoxhes, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro. Paloka nuk i ka të evidentuara në deklaratat e pasurisë këto apartamente dhe as të ardhurat e pabesueshme nga shitja e tyre. Gjë që ka ngritur dyshime tek Prokuroria se ato janë shitur fiktivisht me cmim të lartë për të justifikuar pastrimin e parave.

Paloka ka reaguar me një prononcim: “Po kam pasur një apartament në Shëngjin dhe e kam shitur. Kam pasur vetëm një dhe jo dy, pasi jepet shuma në lekë dhe euro për të krijuar idenë se janë dy. Jo është vetëm një apartament në Shëngjin të cilin e kam deklaruar kur e kam blerë dhe e kam shitur”, tha Paloka për CNA.al.

I pyetur për deklarimin e kësaj shitje dhe akuzat për fshehje, Paloka thotë se “shitja është bërë në vitin 2018 dhe sipas ligjit deklarimi i pasurisë ka afat deri në 31 mars të 2019, me deklaratën do jetë edhe veprimi i cili është ligjor për një pronë që unë e kam shitur”.