Shuhet në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i Vasco de Gama, Valdiram Caetano de Morais.
Ish-sulmuesi brazilian u gjet i vdekur në rrugët e Sao Paulos, në Brazil.
Valdiram, i cili ka luajtur për një periudhë të shkurtër përkrah me legjendën e Brazilit, Romario, konsiderohej një person problematik pasi ishte përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe gjithashtu kishte probleme me alkoolin.
36 vjeçari nuk kishte një vendbanim fiks, ishte papunë dhe i pastrehë, ndersa u gjet i vdekur të dielën që lamë pas, me shenja dhune në trup.
Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen si autorët e vrasjes së ish-futbollistit./a.k/noa.al/