osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I pangopur / Tan Dulaku resort pa leje në Ksamil. Si i ka korruptuar policinë, IKMT dhe prokurorinë? Kur do ta hetojë SPAK?!

I pangopur / Tan Dulaku resort pa leje në Ksamil. Si i ka korruptuar policinë, IKMT dhe prokurorinë? Kur do ta hetojë SPAK?!

Biznesmeni Artan Dulaku, i konsideruar si themeluesi dhe hinka e pastrimit të parave të pista në Shqipëri, vijon të sfidojë SPAK-un, prokurorinë, policinë, shtetin dhr barazinë para ligjit, duke iu lëpirë Edi Ramës me median e tij Vizion Plus.

Si mos të mjaftonte grabitja e bazave të ushtrisë në Sarandë, duke korruptuar Olta Xhaçkën dhe Anila Denajn, Dulaku ka ndërtuar edhe një resort pa leje në Ksamil.

Bëhet fjalë për resortin Arameras, me të cilin Dulaku i pangopur ka zaptuar një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Prapaskena mëson se resorti është ndërtuar pa leje nga Tan Dulaku, duke sfiduar kështu hapur Policinë e Sarandës, IKMT, prokurorinë e Sarandës, por edhr SPAK-un.

Nuk dihet nëse Dulaku i ka korruptuar policinë dhe IKMT apo ka përdorur afërsinë me Edi Ramën për të ndërtuar pa leje!

Resorti pa leje Arameras është në pronësi të kompanisë së ndërtimit Arameras, me administrator Eduart Mema, me nipt J61901139K, themeluar në vitin 1995.

Concord Investments ka 50.8 % të aksioneve në kompaninë Arameras.

Artan Dulaku është administrator i kompanisë Concord Investments, në të cilën ka edhe 34 % të aksioneve.

Bashkëpronarë të tjerë të kompanisë Aramera janë Arjan Leskaj, djali i ish deputetes së PS-së Valentina Leskaj, Luan Duraj dhe Arben Dervishaj.

Artan Dulaku është një sfidë e hapur për SPAK-un.

Nëse dhëndri i Sali Berishës grabiti ish Klubin Partizani dhe pastroi 5.4 milionë euro, Artan Dulaku ka grabitur qindra mijëra m2 tokë nga Tirana deri në bregdet, duke pastruar me pallate, resorte dhe vila qindra milionë euro para të pista, ndërsa si mos të mjaftonin këto, Dulaku ka futur duart edhe në buxhetin e shtetit, duke marrë para publike me kartelin e kompanive që kontrollon.

Por do të mjaftonte vetëm dosje për bazën ushtarake të Sarandës që SPAK, krahas Olta Xhaçkës, të prangosë edhe përfituesin e pasurisë publike, Artan Dulakun, i shpallur dy hetë investitor strategjik nga qeveria, ashtu siç edhe shpallu Pëllumb Gjokën dhe Artan Gaçin, të cilëve SPAK po u sekustron pronat.

Oktapodi Artan Dulaku

Artan Dulaku është një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive dhe parave publike gjatë 25 viteve të fundit, kryesisht me klientelizëm, por edhe në forma korruptive, siç është përfitimi për 20 vjet i bazës së Sarandës, e cila është sekuestruar nga SPAK dhe që pritet të çojë në burg ministren Olta Xhaçka.

Artan Dulaku është pjesë e disa raporteve sekrete ndërkombëtare, për lidhje klienteliste me pushtetin, zhvatje dhe pastrim parash. Ai ishte në krye të një raporti sekret të OSBE për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

Dulaku paguan TV e Shkëlzenit

Dulaku ka arritur t’i mbyllë gojën edhe Sali Berishës, pasi përmes Tring Tv i kalon çdo muaj 7 milionë lekë në llogaritë e Syrit Tv, i njohur si TV Zeni, një televizion i Familjes Berisha. Për vite me radhë, Berisha e ka denoncuar Artan Dulakun për pastrim parash dhe zhvatje të pasurive publike.

Prej vitesh, me heshtjen e tij, Berisha është bërë palë dhe përfitues i veprimtarisë grabiqare të Tan Dulakut, i cili lakohet në media si themeluesi dhe hinka e pastrimit të parave të pista në Shqipëri.

Karteli i kompanive, pastrim parash

Artan Dulaku kontrollon një kartel kompanish me shtrirje deri në parajsën fiskale Ishujt Kajman, ndërsa për përpastrimin e dyshuar të parave bashkëpunon me ‘babain e pastrimit të parave’, Andi Bllata, kreu dhe pronari në letra i ‘lavatriçes’ Abi Bank. Kjo bankë, nëse SPAK do të nisë një hetim, do të dalë se mbulon Dulakun në pastrimin e parave të korrupsionit dhe trafiqeve, duke i investuar kryesisht në ndërtim.

Njerëzit e besuar të Dulakut, me të cilin kontrollon kartelin e kompanive me natyrë grabiqare janë Sotiraq dhe Gjergji Toshi, Ridvana Dulaku, Arjan Kraja, Junald Bajraktari, Evin Vaso, Eltona Brahimi, Eraldi Bego, Eduart Doko, Andi Bllata, Elena Dobi, Eduart Mema, Erjon Harizi, Nikolla Seferaj, Visla Lika, Artur Zhebo etj.

Po çfarë ka përfituar Tan Dulaku nga Fatos Nano dhe Edi Rama dhe fijet e tij?

Është e vështirë për t’i referuar të gjitha përfitimet, pasi ato nisin prej 25 vitesh dhe shtrihen në shumë fusha, herë drejtëpërdrejtë dhe herë në mënyrë të kamufluar.

Megjithatë, për publikun, SPAK dhe përfaqësitë e huaja diplomatike po përmbledhim disa nga përfitimet kryesore, për të krijuat një panoramë të kartelit pushtet, media (pasi Dulaku është edhe pronar i Vizion Plus dhe Tring TV), biznes, trafikantë dhe para të pista.

Përmes kompanisë Concord Investments, Artan Dulaku ka përfituar;

Me VKM Nr. 226, datë 26.04.2018, ka përfituar 58 mijë m2 pjesë të tokës dhe ambienteve të Portit të Limjonit në Sarandë, sekustruar nga SPAK.

Me VKM ne. 514, datë 01.07.2020, ka përfituar pasurinë shtetërore në Gjirin e Limionit Sarandë me sipërfaqe 265 mijë m2.

Është shpallur investitor strategjik për projektin e investimit “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, me investim 126 milionë euro. Paratë e investimit kanë burim të paqartë.

Është shpallur investitor strategjik për projektin e investimit “Gone Perivol”, ku parashikohet një investim në ndërtim në Dhërmi me vlerë 32 milionë euro. Burimi i parave i paqartë. Përmes statusit të investitorit strategjik, Dulaku përfiton disa lehtësi, ndërsa ky status rezulton se përdoret nga grupe krimianale për vrasje, pastrim parash etj., siç është edhe rasti i Pëllumb Gjokës.

Oktapodi Concord Investments

Vetëm përmes kompanisë Concord Investments, Artan Dulaku kontrollon një ‘oktapod’ prej më shumë se 10 kompanish të tjera, me aktivitet në fusha të ndryshme, përmes të cilave Dulaku ka gallabëruar ish ndërmarrje shtetërore, prona publike, leje ndërtime dhe dhjetëra miliona euro tendera klientelistë.

Me anë të Concord Investments, Dulaku posedon edhe Hotel Melia në Durrës, një investim rreth 140 milionë euro, para që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës dhe korrupsioni.

Artan Dulaku, me anë të kompanive të tij, mori leje nga Bashkia e Tiranës dhe nisi ndërtimin e kullës “Syri i Tiranës”, pranë qendrës së Tiranës. Pallatin gjysmak ia shiti trafikantit Armand Lilo për 57 milionë euro. Lilo, i cili mbulohet nga kunati Fatmir Xhafaj, ndërtoi edhe 7 kate pa leje. 57 milionë euro dyshohet se vijnë nga trafiqet.

Përmes kompanisë ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS, Dulaku ka marrë mbi 10 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI dhe 20 tendera me vlerë më të ulët nga ente të tjera publike. Përmes kësaj kompanie, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera si Elbasan TV dhe Elbasan Gable.

Përmes kompanisë Edil – AL – IT, të cilën e kontrollon përmes kompanisë INER, Tan Dulaku ka përfituar mbi 20 milionë euro tendera klientelistë nga Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, Lezhë etj.

Me anë të kompanisë Edil – AL – IT, Dulaku ka 50 % të aksioneve në kompaninë Marina Limion, me të cilën ka grabitur bazën e Sarandës, duke ‘futur në thes) Olta Xhaçkën, sigurisht me miratimin e Bablokut.

Me anë të kompanisë së shitjes së makinave, Albanian Motor Company, të cilën e kontrollon përmes INER me 50 % të aksioneve, Artan Dulaku ka marrë miliona euro tendera nga pushteti i Bablokut, 4 milionë euro vetëm nga Agjensia e Blerjeve të Perqendruara, 3.5 milionë euro në shëndetësi etj. Makinat e luksit të qeverisë dhe degëve të saj blihen ose merren me qira kryesisht tek Dulaku.

Me kompaninë INER, Dulaku kontrollon edhe një kompani betoni, Adriatika Beton.

Ndërkaq me anë të kompanisë ALBETON 5, Dulaku dyshohet se ka pastruar një pjesë të parave të pista.

Kompania ALBETON 5 përfaqëson një histori më vete zhvatje të pasurive publike. Në korrik të vitit 2005, një personazh i dyshimtë si Agostino Montillo, privatizon kompaninë shtetërore ALBETON 5 për 66 milionë lekë. Kompania kishte 34 mijë m2 tokë në Tiranë.

Në shkurt të vitit 2006, kompania bashkë me 34 mijë m2 tokë, kalojnë në duart e Tan Dulakut, për 1 milionë euro. Ky ishte një marifet i qeverisë së Fatos Nanos për të bërë Dulakun beun e pronave publike në Tiranë.

Me anë të Albeton 5, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera, Gallery Albanian Restorant, që ka në pronësi restorant Living, si dhe kompaninë e veshjeve IBERIC DRESS STYLE.

Me anë të kompanisë import/eksport të mallrave, ERGENT-CO, të cilën Dulaku e kontrollon përmes Concord Investments, ka përfituar leje dhe licenca, ndërsa si aksioner ka futur edhe Arjan Krajën, të cilit i ka kaluar qindra mijëra euro në forma të ndryshme.

Arjan Kraja, të cilin Dulaku e ka pasur edhe administrator të Tring, ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Financave dhe Shëndetësisë, ministri nga të cilat Dulaku ka fituar prona dhe fonde publike. SPAK të hetojë këtë skemë flagrante korrupsioni, me ortakun e Dulakut titullar të degëve të qeverisjes dhe Dulakun përfitues.

Me anë të kompanisë Arameras shpk, të cilën Tan Dulaku e kontrollon përmes Concord Investments (50 të aksinove), ka përfituar leje për ndërtimin e resorteve dhe fshatrave turistikë, kryesisht në Ksamil.

Me këtë kompani, Dulaku ka ndërtuar edhe resortin pa leje në Ksamil, Arameras.

Për llogari të Arameras Resort në Ksamil, Dulaku ka shkatërruar zona të mbrojtura, nën kujdesin e ministres Mirela Kumbaro, të cilës i kishte punësuar burrin në median e tij, Vizion Plus.

Me anë të kompanisë Marina Orikum, të cilën Tan Dulaku e kontrollon me anë të Concord Investments, ka marrë leje për një port jahtesh në Orikum, ndërsa ka finalizuar pazarin me Bablokun për të ndërtuar një hotel me 5 yje në Orikim, ku pritet të pastrohen dhjetëra miliona euro.

Shërbimet partnere kanë sinjalizuar se kjo marinë turistike po shërben për trafikun e hashashit dhe drogërave të forta nga bosë droge që pastrojnë paratë me kompanitë e Dulakut.

Me anë të kompanisë së sigurisë Safe Security Albania, të cilën Dulaku e kontrollon gjiashtu përmes Concord Investments, realizon qëllime të tjera, si mbulim me armatim dhe pajisje me armë të personave me precedentë penalë dhe grupeve kriminale, duke i shënuar gjoja sikur punojnë për kompaninë e tij, me të cilën ruan disa qendra tregtare.

Me anë të kompanisë së sigurisë Safe Security Albania, Dulaku kontrollon edhe kompaninë imobilare dhe udhëtimeve turstike Albanian Destination Management Organisation, e skeduar për veprimtari të dyshimtë.

Me anë të kompanisë së betonit Alba Beton, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera, ALBA INERTE & KONSTRUKSION dhe Alba Investim. Tek Alba Investim, 49 % të aksioneve i zotëron kompania Banasi Coo, me pronar Ndriçim Banasi, ish deputet i PD-së. Me anë të këtyre kompanive, Dulaku ka kapur pjesërisht biznesin e betonit.

Dulaku është aksioner me 12.5 % edhe në kompaninë e ndërtimit STAI PREFABBRICATI ALBANIA, e cila është degë e komapnisë PREFABBRICATI INDUSTRIALI STAI S.R.L, me aktivitet të dyshimtë në Itali.

Dulaku i ka shtrirë tentakulat edhe në fushën e hidrokarbureve, me anë të kompanisë Iner Gaz sha, ku është bashkëpronar me Piro Baren, duke përfituar leje për import dhe eskport të hidrokarbureve, depozita nafte etj. Kompania dyshohet si e përfshirë në kontrabandë masive nafte me vendet nën embargo.

Artan Dulaku kontrollon edhe kompaninë e kazinove dhe masazhit MANAGEMENT HOSPITALITY ALBANIA, përmes kompanisë mëmë Concord Investments.

Pastrim parash me Iliria Development 2

‘Oktapodi’ Artan Dulaku ka përdorur edhe kompaninë e shitblerjes së pasurive së paluajtshme Iliria Development 2, për pastrim parash. Kompania u hap në vitin 2008 dhe u çregjistrua disa muaj më vonë sa për të qarkulluar miliona euro.

Administrator i saj ka qenë simbolii pastrimit të parave, Andi Bllata i ABI Bank, i cili pastron paratë përmes parajsave fiskale. Kujtojmë që ish kamarieri Bllata ka pastruar 67 milionë euro me një dorë me ABI Bank, përmes fijeve që zhduken në Ishujt Kajman.

Bllata ka qenë administrator i kompanisë Iliria Development 2 si dhe mbase aksioner i kamifluar me kompaninë NEP Investment Corp, regjistruar në Ishujt Kajman.

NEP Investment Corp kishte 70 % të aksioneve tek Iliria Development 2, e cila u hap dhe u mbyll për disa muaj. Aksionet rezultojnë me vlerë mbi 4 milionë euro.

Para se të hapnin Iliria Development 2, Tan Dulaku dhe Andi Bllata kanë hapur në vitin 2007 kompaninë e shitjes dhe blerjes së pasurive të palujtshme, Iliria Development, duke qarkulluar gjithashtu miliona euro. 51 % të aksioneve në kompaninë Iliria Development i kishte sërisht kompania offshore NEP Investment Corp, me përfaqësuese Vilsa Lila.

Pasi lëvizën miliona euro nga offshoret për 13 vite, në vitin 2020 Dulaku mori të gjitha aksionet e kompanisë Iliria Development. Pak para lëvizjes, NEP Investment Corp dyfishoi kapitalin nga 2 në rreth 4 milionë euro.

(Të gjitha këto transaksione nuk u kanë bërë përshtypje Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe prokurorisë. Nëse një qytetar kalon 10 mijë euro në llogari, duhet të shkojë të japë llogari për burimin. Ndërsa për Dulakun nuk vepron ligji).

Dulaku ka 50 % të aksioneve edhe në kompaninë e qirave dhe menxhimit të hapësirave tregatare L & D Administrim, bashkë me Arian Leskajn, djalin e ish deputetes socialiste Valentina Leskaj, të cilit Rama i ka dhënë për 25 vjet hekurudhën Ballsh-Vlorë, prona publike në Gjirin e Lalzit, leje për pallate, resorte etj.

Dulaku kontrollon kompaninë Tring TV, përmes të cilës ka 50 % të aksioneve në TV Kabllor Shijaku. Me anë të Tringut, Dulaku bën qoka dhe blen heshjen për aktivitetin e tij të zi.

Dulaku ka 1/3 e aksioneve edhe tek kompania Media Vizion, me të cilën kontrollon televizionin Vizion Plus, i cili financohet nga paratë me burim tenderat publikë korruptivë, grabitja e pasurive publike me vendime korruptive qeverie dhe paratë e pista para ose pasi futen në lavatriçen e madhe të kompanive të ndërtimit.

Me Vizion Plus, Dulaku i ‘lëpin prapanicën’ qeverisë, Bablokut, deri diku edhe Sali Berishës dhe kur është nevoja kokës së korrupsionit, Ilir Metës, ndërsa i mban ison kokave të krimit dhe pastrimit të parave.

Është një media tërërisht në shërbim të interesave që përmendëm pjesërisht në këtë shkrim dhe nuk ka asnjë lidhje me informimin e publikut.

Arsyeja që do të vijojmë të denoncojmë fenomenin Dulaku deri kur ndaj tij të veprojë shteti ligjor, ka të bëjë pikërisht me faktin se ky biznesmen është pasuruar duke vjedhur pasuritë dhe paratë publike prej 25 vitesh, në bashkëpunim me pushtetarë të korruptuar.

Theksojmë se në këtë artikull është pasyruar vetëm një pjesë e veprimtarisë së Artan Dulakut, produkt i korrupsionit elitar, të konsoliduar dhe me shtrirje kohore prej 25 vitesh. Produkt i mosveprimit të SPAK-ut, pabarazisë para ligjit, plaçkitjes së pasurisë dhe parave publike, pastrimit të parave, bashkëpunikit me krimin dhe kapjes së shtetit.