Pak ditë më parë gazeta më e madhe austriake “Kronen Zeitung”, përmes një shkrimi hodhi akuza të forta ndaj presidentin Ilir Meta, për të cilin shkruan te se ka paguar 700 mijë euro për një foto me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Por për juristin Rome Kara, shkrimi i të përditshmes austriake nuk është i pabazuar në fakte dhe duhet të ndjekim zhvillimin e ngjarjeve, duke paralajmëruar surpriza dhe telashe për presidentin. “Me këtë fakt, publikimin e nje shkrimi, prej nje gazete austriake, lidhur për sa më sipër, jam njohur nga media shqiptare.
Shkrimi trajton në përgjithësi nje financim te Metës përkundrejt dëshirës së tij për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Trump dhe realizimit të një apo disa fotove te tij nga ky eveniment. Deri më tani nuk kemi prova të publikuara lidhur me këtë fakt të pretenduar nga kjo gazetë. Nuk besoj se publikimi i këtij fakti do te jetë i pabazuar në prova, por do të na duhet të presim duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve më pas”, u shpreh juristi Romeo Kara.
Kara: Ilir Meta po kopjon Sali Berishën, besoj në shkrimin e gazetës austriake
Më tej në prononcimin e tij për “Gazetën SOT”, juristi Romeo kara ka deklaroi se Ilir Meta duke hedhur në gjyq gazetën austriake “Kronen Zeitung”, po kopjon ish- kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij, ka fituar disa gjyqe me padrejtësi në gjykata shqiptare. Më tej ai shton se pavarësisht a dalin apo jo provat, ai ka bindjen se Ilir Meta është i korruptuar, dhe se ai e beson se shkrimi i të përditshmes austriake është i vërtetë. Juristi thekson se është bërë në modë që të lobohet për një foto me presidentët e SHBA, dhe diçka të tillë e konsideroi si fyerje për inteligjencën e shqiptarëve.
“Për herë të parë, Meta i drejtohet një procesi ligjor përkundrejt një gazete duke e akuzuar atë për shpifje. Përgjithësisht ky lloj reagimi ka qenë zakon i përhershëm i Berishës, i cili i frymëzuar nga disa gjyqe te fituara me padrejtësi ne gjykatat shqiptare, iu drejtua apo e drejtoi të voglin e tij drejt gjykatave amerikane ku dhe humbi me sukses të plotë. Unë nuk kam asnjë dijeni se çfarë surprizë mund të kemi më pas lidhur me shkrimin e gazetës austriake, daljen apo jo të provave lidhur me pretendimin e saj, por duke pasur bindjen e plotë se Meta është i korruptuar, të paktën prej asaj çfarë unë vetë kam konstatuar, unë prirem ta besoj se lobimi i pretenduar i gazetës austriake për Metën nuk është përjashtim nga sjellja e tij.
U bë një normë tashme të lobojmë për foto, foto pa asnjë thelb dhe domethënie, por vetëm një shou vulgar dhe i pështirë për t’u fshehur pas gishtit. Krijimi i opinionit nëpërmjet fotove është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve tashmë”, tha Romeo Kara për “Gazetën SOT”.
Juristi: Meta është kriminel
Ndërkohë juristi i njohur, Romeo Kara ka hedhur akuza të forta në adresë të presidentin Ilir Meta, të cilin e akuzon se është kriminel dhe madje i përfshirë në disa ngjarje të rëndë, që sipas tij, kanë të bëjnë me elemimin personash. “Besimi është perceptim dhe unë realisht e besoj këtë gjë. Fatet e Eduard Belegut, Qazim Tepshit, Mirjan Kapos etj mund të ndjekin këdo që përzihet me të. Shqipëria është shumë e vogël dhe kushdo që merret me krimin dhe pretendon se mbetet anonim, nuk bën gjë tjetër vetëm se fshihet mbas gishtit. E dimë mirë si funksionon Meta, çfarë bën dhe me kë e bën.
Meta është një nga kokat e krimit në Shqipëri. Në inat e sipër, në 2015, Berisha e përcaktoi shumë saktë atë: kokë e qelbur, kokë e krimit. Denoncuesi me siguri do jetë ndonjë nga ish-miqtë bashkëpunëtor i tij, i cili e njeh mirë atë dhe taktikën hakmarrëse të tij. Pra, besoj se ai realisht mund të rrezikohet nga Meta. Meta vjet kërcënoi një shtet të tërë me sëpata dhe sfurqe, simbolika të përdorimit të armëve dhe vëllavrasjes për interes të mbijetesës së tij. Meta është i rrezikshëm, sepse është në hall dhe sepse prokuroria nuk ka pasur guxim ta arrestojë, t’i sekuestrojë pasuritë e pafund dhe ti presë lidhjet e tij direkte me krimin”, u shpreh ai.
Kryemadhi po zbukurohet me parët e qytetarëve
Po ashtu, zoti Romeo kara ka hedhur akuza të forta edhe në adresë të bashkëshortes së presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi. “Nuk është i vetmi që bën lobim. E gjithë politika jonë bën lobim, duke na shitur disa foto si arritje dhe imazh perëndimore. Kam përtuar të shkoj në USA pasi edhe mua mu premtuan disa takime dhe foto me të paktën tre kongresmenë amerikane. Sigurisht që do të luftojnë për imazhin, se thelbin e kanë me të zi se katrani. Ç’të të them për Monikën? Mirë e bën. Ka gjetur e bën. Nëse do të vijë ndonjëherë përballja e drejtësisë me ta, shpresoj që gjykata t’i konfiskojë silikonin e bërë me paratë tona”, nënvizoi juristi Romeo Kara për gazetën “SOT”.