Bujar Lako 1948-2016 lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar.
Karierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Perballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.
Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .
Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin “Ballë per ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat “Gjeneral grarnafoni” dhe “Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”. Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar” Ne vitin 2005 Ka marë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku..ky është cmimi më i madh i marë nga një aktor Shqipëtar në një festival të kategorise A..
Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga presidenti i republikës..
Syri magjik – (2005) …. Petro
Lule të kuqe, lule të zeza – (2003)……
Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989)….Gjenerali Italian
Binarët – (1987)……
Telefoni i një mëngjesi – (1987)……Drejtori i fermës
Vrasje ne gjueti – (1987)……
Gabimi (1986)……
Gurët e shtëpisë sime – (1985)……Tenente Moruçi
Vendimi – (1984)……Këshilltari
Dora e ngrohtë – (1983)……Spahiu
Nëntori i dytë – (1982)…..Luigj Gurakuqi
Ballë për ballë – (1979)……Komandanti shqiptar, Mujo Bermema
Gjeneral gramafoni – (1978)……Halit Berati
Udha e shkronjave – (1978) (TV)……Tunxhi
Përballimi – (1976)……Shoku Martin
Në fillim te verës – (1975)