I gjithë Ballkani është përfshirë nga rryma ajri me origjinë nga Saharaja të cilat kanë pasur ndikim në vendin tonë duke sjelle rërën sahariane dhe temperatura të larta mbi normën e muajit prill.
Nga sot dhe deri të premten, vendin ynë do të mbetet në ndikimin e valës së të nxehtit afrikan.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të përqendruara në jug të vendit.
Temperaturat do të jenë me rritje në të gjithë vendin.
Zonat malore 8-28 gradë celsius
Zonat e ulëta 14-35 gradë celsius
Zonat bregdetare 14-30 gradë celsius
Në fillim të javës tjetër do të priten ndryshime në kushtet e motit, pasi do të afrohen masa ajri të freskëta të paqëndrueshme me origjinë veri-perëndimore duke rikthyer reshjet e shiut, por dhe rënie të temperaturave në të gjithë vendin.