Në mesazh u kujtohet edhe ky skandal: – “Shqiptarët, duhet ta dinë turpin e dy pazarxhinjve Ilir Metaj e Monika-Kryemadhi, të cilët kanë bërë biznes me gjakun e të rënëve, duke paguar njerëz për të thyer pllakat e mermerit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit e në rrethe, që të shisnin mermerin gruroreve të tyre, me tenderët e bashkive
Pronarja e LSI, Monika Kryemadhi, megjithëse po bën orgji me PD, parti e cila nuk e njeh 29 Nëntorin 1944 si datë çlirimi, ka luajtur edhe këtë vit, rolin prej hipokriteje, duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, për t’u hequr, sikur nderon luftën.
Mirëpo, pasi dëgjuan fjalën e Monikës në homazhe, ku tha se, “nderonte dëshmorët, që lanë e dhanë e gjithçka për luftën e Atdheun”, kanë reaguar familjet e dëshmorëve, të cilat nëpërmjet një mesazhi dërguar në “PAMFLETI”, i kanë nxjerr bojën Monika Kryemadhit dhe burrit të saj kryehajdut, Ilir Metaj.
Ja mesazhi i ashpër, drejtuar pasanikes Kryemadhi
“Ne, familjet e dëshmorëve të luftës, ndihemi të fyer, nga ç’nderimi yt, bërë në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku prehen paraardhësit tanë, bijtë dhe bijat e familjeve tona, që gjatë luftës, dhanë jetën dhe pasurinë që kishin, për çlirimin e vendit.
Ti dhe bashkëshorti yt, në këto 26 vite, keni bërë pazare e keni bredhur hu më hu nëpër koalicione, për të kapur pushtet e vjedhur pasuri, duke u zhgrryer edhe me ballistë, zogistë, grekë, serbë, kriminelë, bashkëpunëtorë fashistësh e nazistësh, që kanë vrarë bijat e bijtë tanë, me të cilët po hani në një çanak edhe tani.
Ti, që nuk ke nderim as për burrin tënd dhe prindërit e tij, të cilët nuk ia pranon në shtëpi, nuk pyet as për luftën çlirimtare, as për veteranët e luftës dhe as për gjakun e bijëve tanë, por po i përdor për të vota pushteti, ndërsa pushtetin e përdor për pasurim, siç ke bërë.
Ti zonja Kryemadhi, që na flet për jetën e pasurinë, që lanë në luftë dëshmorët, je bërë super-pasanikja e Ballkanit, pa derdhur asnjë pikë djerse për Atdheun, ndaj bëhesh qesharake dhe e urryer, nga ne dhe nga shqiptarët.
Ne familjet e dëshmorëve, të njohim mirë, që nga dita e parë kur ke hyrë në derën e PS, ndaj, të fyer nga hipokrizia jote tallëse me gjakun e bijëve tanë, po të kujtojmë, se politikën e ke nisur me bukë me domate, që t’i sillte yt at, Ramazani i nderuar, nga ekonomia ushtarake e Laprakës.
Je futur në zyrat e PS, me bluzë të thurur me penjë thasësh çimentoje, me fustanë fanellatë të dalë boje e atlete të zeza plakash, ndërsa bashkëshorti yt, e ka nisur me peliçe gjeologu ngjyrë kafe, me këpucë e pantallona stof oficeri, ndërsa tani, jeni super pasanikë e milariderë.
Ti zonja pasanike, the: – “Në emër të LSI, nëpërmjet këtij ceremoniali, ku po vendosim kurora çdo vit, të respektojmë e nderojmë, dëshmorët e LANÇ dhe të gjithë ata djemë e vajza, që sakrifikuan jetën e tyre, pasi i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe si morën asgjë”.
Jo zonja pasanike, sakrificat dhe gjaku i atyre, që ranë në luftë, nuk kanë nevojë për nderimin tuaj, mbasi, nëse ata lanë e dhanë gjithçka për Atdheun, ti dhe bashkëshorti yt kryehajdut, i vodhët gjithçka këtij vendi e këtij populli”.
Pa respekt dhe me neveri, nga familjet e Dëshmorëve të Atdheut-Tiranë