Një i moshuar nga Durrësi ka marrë rrugën drejt Dibrës për të qenë i pranishëm në prezantimin e projektit të ndërtimit të ‘’Rrugës së Arbrit. Ramiz Loka ndër të tjera tha se kjo rrugë të mbajë emrin e Edi Ramës duke vënë kështu në sfidë dy krerët e opozitës për ta votuar.
Fjala e Ramiz Lokës:
“Banoj në Durrës. Kemi mbetur këtej dhe andej me shpenzime të mëdha, rrugëtime 5 orë.
Na preu në besë Sali Berisha, e filloi rrugën dhe në fund kaloi prej nesh dhe doli në Elbasan.Unë kam ardhur nga Durrësi se mora vesh se do të vijë Kryeministri për inagurimin e kësaj rruge.
Kjo rrugë për Dibrën nuk ka kusur më, na sjell Tiranën në derë.Falenderoj kryeministrin që na bëri këtë vepër pas 20 e ca vjetësh.
I propozoj kësaj Ministrje (Olta Xhaçkës) të shkojë në parlament dhe të propozojë në emër timin: Rruga e Arbrit të jetë e Edi Ramës, me emër të Edi Ramës.
Ftoj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin, janë dibranë, të votojnë për këtë propozim që bëj unë.
Nëse nuk votojnë ata nuk janë dibranë”, tha Ramiz Loka.