Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Rrëshenit ku ka dëgjuar dhe disa nga shqetësimet e tyre.
Një prej të moshuarve tha se ishte i befasuar nga vizita e kryeministrit në Rrëshen. Kur Rama e pyeti përse, i moshari iu përgjigj se mendonte se e kishte lidhur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
NDIQNI REPLIKAT
I moshuari: Zoti kryeministër mirë se na ke ardhur! Kur e mora vesh që do të vish këtu, unë nuk e besova
Rama: Ou?
I moshuari: Jo, nuk e besova.
Rama: Po kam ardhur dhe herë tjetër këtu.
I moshuari: Nuk e besova për kësaj radhe.
Rama: Pse?
I moshuari: Sepse thanë të ka lidhur Monika. Shyqyr që paske shpëtuar.
Rama: Më ka lidh Monika!!!
I moshuari: Të ka lidhur Monika. Shyqyr që paske shpëtuar. Tani unë kam tre pyetje. Unë jam në arrest shtëpie se jam në pension, asnjë faj se kam bërë se as kam vjedhur e as kam vrarë, s’kam bërë asnjë faj por në arrest shtëpie jam. Si shpjegohet? Unë e di ti nuk je jurist por juristat s’kam ku i gjej. Ti je kryeministër, ti duhet ta dish.
Rama: Pse je në arrest shtëpie?
I moshuari: Arrest shtëpie jam, gjithë ditën rri, në pension.
Rama: Po mirë mo ti paske Monikën gjithë ditën në TV, me Monikën gjithë ditën, duke dëgjuar Monikën.
I moshuari: Po-po e ke të garantuar se s’kam punë tjetër.
(Video në minutën 1:16:20)