osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I moshuari flokëbardhë në Tiranë

I moshuari flokëbardhë në Tiranë

Mes dy gëmushave dekorative, në cepin e oborrit të një hoteli të rëndësishëm në Tiranë, një i moshuar qëndron. Xhaketë e vjetër, çorape të leshta e mbi to çorape disi më moderne, duket se e mbrojnë nga i ftohti i papritur i këtyre ditëve të mesprillit.

Ca fara luledielli për të shitur, pak paketa cigare dhe shumë mendime, por mendimet e tij na peshojnë më shumë neve që e shohim nga larg e nuk kemi as guximin ta shqetësojmë. Sa e ka pensionin? A ka shtëpi? Ku e ka? A i del të blejë ilaçet? Eshtë nga Unaza e Madhe? Eshtë nga Bregu i Lumit? Eshtë tiranas, lab apo tropojan?

Shteti, Shtetet shqiptare bënë kurthet më të tmerrshme për vetë shqiptarët: Për të marrë votën i krijuan iluzionin se mund të vinin në Tiranë, të zinin një copë tokë e të ndërtonin shtëpinë e ëndrrave. Çfarë mrekullie të jetosh në Tiranë!

Një shtëpi e vogël te Bregu i Lumit apo te Unaza është shumë më mirë se shtëpia në fshatin e thellë të zonës së Dibrës, Gramshit, Tepelenës, Vermoshit, Ersekës, ku s’ka ujë, drita, rrugë, shkollë, spital. Të paktën në Tiranë ka gjithçka.

Por kjo ëndërr, si në ëndrrat më të këqia, po ndërptitet për disa. Sigurisht nuk janë në rregull me ligjet, sigurisht kanë zënë toka, sigurisht nuk kanë bërë legalizimet, sigurisht u ka rënë në kokë plani rregullues që e bën qytetin më të bukur për të tjerë, për shumicën, por jo për ata.

Nuk e dimë, nuk patëm guximin të flisnim me të moshuarin të ulur në mes të gëmushave. Ai mund të jetë gjithçka nga sa shkruam për të, ose asgjë nga kjo; dora e madhe plot rudha ku mbështeste menduar kokën e bardhë sikur na tha: “Ju mund të keni më shumë se unë.

E gjithë Tirana mund të ketë më shumë se unë, por paqen, mes dy gëmushave dekorative, në cepin e oborrit të një hoteli luksoz, askush nuk e ka”, ndaj e lamë në atë paqe të paqtë. Ndërsa dielli po perëndon edhe në Tiranë, urojmë që i moshuri të jetë larguar e policia bashkiake të mos të ketë prioritet operacioni largimin e tij nga gëmushat e hotelit, që fsheh me siguri rreziqe më të mëdha.