Një incident është parandaluar në kohë në bregdetin e Sarandës, ku një velierë me flamur amerikan kishte lëshuar sinjalin SOS pasi rrezikoi të mbytej pasi i mbaroi karburanti.
Bëhet fjalë për velierën me emrin “Nordic Berry”, e cila ishte duke lëvizur brenda gjirit të Sarandës, ndërsa në bord kishte 5 persona, ndërsa karburanti i mbaroi në vendin e quajtur ‘Kanali i Cukës’.
Pas sinjalit për ndihmë, një skaf i policisë kufitare ka shkuar pranë anijes dhe e ka rimorkiuar drejt portit duke shpëtuar jetën e turistëve. Kjo velierë ka rreth 2 muaj në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video nga momenti kur veliera tërhiqet drejt portit./BalkanWeb)