Muajt e fundit Londra është përfshirë nga një fluks vrasjesh, ku viktima e fundit është një shqiptar. Shqiptari i vrarë është Edmond Jonuzi, 35-vjeç.
Policia e Londrës njoftoi se Edmond Jonuzi e humbi jetën nga plagat e marra, pasi u godit disa here me thikë.
Jonuzi 35 vjeç humbi jetën menjëherë në vendngjarje si pasojë e disa goditje me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane zonë në cilën prej vitesh jeton një komunitet i madh shqiptarësh.
Sipas policisë londineze nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Policia thotë se janë duke hetuar motivin e vrasjes dhe se nuk është identifikuar autori vrasjes apo të ketë ndërmarrë arrestime për vrasjen. Po ashtu policia metropolitane i ka bërë apel publikut për të ndihmuar në kapjen e autorëve.