Kryeministri Edi Rama, i cili prej dy ditësh ndodhet në Berlin në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ka reaguar përmes një postimi në Twiiter ndaj të gjithë atyre që sipas tij kanë folur për dështim të Shqipërisë, për negociatat, apo edhe lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu!
Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush”, shkruan Rama.