osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

I madhi Timo Flloko, edhe si narrator, fotograf dhe inxhinier zëri (Video)

I madhi Timo Flloko, edhe si narrator, fotograf dhe inxhinier zëri (Video)

Aktorin Timo Flloko, e shohim në këtë dokumentar të rrallë nga AQSHF, si fotograf dhe inxhinier zëri, por edhe në rolin e narrativit. Konica.al, ka shkëputur këtë pjesë të një dokumentari të rrallë, të quajtur “Festë e madhe – Valle nga krahinat shqiptare”, – një pjesë, që rrëfen origjinën e zhvillimin e valleve shqiptare, nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.

“Kur vjen vjeshta unë shkel rrugë e pa rrugë, mbi gjethet e rëna të mollëve, të dardhave, të pjergullave, e të arrave. Nëpër rrugët akoma me kashtë të fshatrave, e mbledh valle dhe këngë. Se toka jonë çdo vit, bashkë me grurin, prodhon edhe këngë”, flet përmes narracionit aktori Timo Flloko, në këtë dokumentar të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1973, me skenar të Kiço Blushit e regji të Pirro Milkanit, me operator Pirro Milkanin dhe Jovan Kondakçiun.

Teksa luhej vallja ku një nga karakteret në skenë, në një fshat malor, kërcente tinëz e dukej sikur çalonte, personazhi ynë Flloko pyet një banor të zonës: “Vërtet është i çalë?”. “Këtë valle e ka nxjerrë një fshatar nga katundi Murgj, Xhaver Kaba. Ai ishte i çalë dhe nuk e thyente dot gjurin e majtë. Ai s’mund të mos kërcente dhe nxori këtë valle siç e sheh”, – e sqaron banori i zonës. “Simbolike!”, – i përgjigjet Timo Flloko, në rolin e personazhit të fotografit dhe inxhinierit të zërit. Për më shumë ndiqni videon e bashkëngjitur./konica.al/Nga Edmond Prifti