Këto janë pamjet tronditëse të dhunimit të një banori në Dukat të Vlorës, vetëm pse u ankua se po punohej në tokën e tij.
Banori i mbuluar në gjak është dhunuar barbarisht nga punonjësit e firmës “Gjikuria” që po kryen punime në këtë zonë për zhvendosjen e tubave të ujësjellësit.
Petrit Gjoni, banor i Dukatit Fshat ka vënë re punonjësit e firmës që po gërmonin në tokën e tij dhe i ka konfrontuar. Ata janë përgjigjur duke e dhunuar barbarisht.
Gjoni është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa policia e Vlorës ende nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen.