Deputeti opozitar Halit Valteri përmes një postimi në rrjetet sociale na ka prezantuar me qytetin shqiptar ku harmonia mes partive politike është më e madhe se në çdo vend tjetër.
Mesa duket 3 partitë më të mëdha të vendit jetojnë në ‘paqe’ me njëra-tjetrën, pasi edhe zyrat i kanë të vendosura në të njëjtën godinë.
E para renditet PS, si balancuese vendoset në mes PD, dhe një kat më lart ndodhet LSI.
“E kam bërë punën me zemër, jo për karrige”, Erion Braçe del me reagimin e fortë në 2-vjetorin e tij si zv.kryeministër: Një gjë dua tua them! (VIDEO)
Deputeti Halit Valteri, shkruan me ironi krahas fotos: Në Përmet i kap me ofertë!
Gjithsesi, edhe pse ul gishtin në shenjë mosmiratimi, duhet kujtuar se vetë Valteri u fut në parlament, me listat e njërës nga këto parti.
Valteri ishte kandidati listës së PD-së që pranoi të marrë mandatin e deputetit, pasi demokratët vendosën të braktisin parlamentin.