Ilir Meta, ka lëshuar mesazhe të forta për politikën shqiptare. I pranishëm në konferencën për Sigurinë në Ballkan, Meta u ndal tek Reforma në Drejtësi.
Presidenti tregoi se ai ka kontaktuar EURALIUS, për hedhjen e shortit të KED, dhe në ditën e fundit, ky mision i ka kthyer përgjigje se nuk mund të jetë i pranishëm, pasi është mision teknik.
Meta akuzoi se EURALIUS në Tiranë kishte marrë një porosi politike për të mos shkuar në takim. Presidenti tha se EURALIUS i dha një vërtetim kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, që të zgjidhte një institucion që nuk ekziston në kushtetutën e vendit.
Meta tha:
“Po të jetë për debate, unë ia kaloj parlamentit, se është përgjegjësi e tyre, dhe ditën e fundit, EURALIUS na kthen përgjigje që ne nuk vimë dot në takim pasi jemi mision teknik.
Pra, mision teknik, me porosi politike. Akoma nuk dihet kush e dha atë porosi. Unë jam presidenti, më duhet të di çfarë po ndodh.
Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Euralius, si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane.”