osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I ka ngelur pak kohë për të jetuar, Ana: I kërkova partnerit t’i jepte atësinë djalit tim

I ka ngelur pak kohë për të jetuar, Ana: I kërkova partnerit t’i jepte atësinë djalit tim

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ana e cila prej vitesh jeton në Itali. Ajo ka rrëfyer se vuan nga kanceri, sëmundje që ka përparuar dhe mjekët nuk i kanë dhënë më shpresa. Ajo ka treguar se partneri i saj italian ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të. Madje djalin që ajo e ka nga fejesa e saj e parë, partneri italian i quajtur Masimo ia ka dhënë atësinë dhe për këtë gjë është tepër e lumtur.

Ana: Unë sot kam ardhur këtu sepse në 2020 kur mua më erdhi ajo telefonatë e rëndë që më thanë se ditët e tua kanë mbaruar, unë i kërkova vetëm një amanet Masimos. Unë nuk isha e martuar në Itali dhe djali im ishte pothuajse jetim, i kërkova që ta hidhte në emrin e vetë dhe të bëhej babai i djalit tim që unë të ikja e qetë. Më tha nuk ka diskutim që unë e bëj, unë jam babai i Fabios, megjithatë edhe me dokumente e bëj, por në zemrën time Fabio është fëmija im.

Unë këtë nuk e harroj kurrë. Nuk harroj shumë gjëra, prandaj e kam sjellë, ta falënderoj me gjithë zemër. Nuk harroj kur unë ndryshova. Isha masa 42 dhe arrita 50 dhe mbulova të gjitha pasqyrat e shtëpisë sepse nuk arrija ta shikoja veten. Nuk kisha më flokët, më kishin rënë komplet. Më vinte shumë zor ta shikoja veten, kurse ai vinte nga puna se punon larg, më pëshpëriste në vesh, më thoshte ti je gruaja më e bukur në botë dhe unë jam i lumtur dhe me fat që të kam takuar.

Ardit Gjebrea: Nga 2020 deri në 2022, si kanë qenë këto dy vite ndërkohë që mjekët të thanë ti i ke ditët e numëruara, ndërkohë po kalojnë vite dhe ti je shumë mirë.

Ana: Në Milano më tha për fat të keq që ti nuk ke më jetë, doktoresha e Riminit, më mori në telefon dhe më tha çfarë do bësh? Do rrish e qetë në shtëpi pa pasur vështirësi me ilaçe, apo do e provosh edhe pse mendoj që kimio nuk do na bëjë përmirësime? Unë i thashë në qoftë se ka edhe 1% mundësi dhe shpresë që unë të jetoj, unë do luftoj deri në fund. Unë kam vendosur të luftoj gjithmonë, të jem në këmbë gjithmonë dhe me buzëqeshje gjithmonë. Unë kam nxjerrë nj frazë që kanceri është alergjik i buzëqeshjes.

Ana tregon se është aktive në rrjetet sociale dhe qëllimi i saj i vetëm ka qenë që t’i jepte mesazhe dhe këshilla të gjitha grave, duke i informuar për shenjat dhe simptomat e këtij kanceri që ajo vuan, pasi nuk është shumë i njohur dhe i përhapur. Ajo nuk mendonte se do e ndiqnin kaq shumë njerëz dhe tregon se video e saj ka arritur mbi 1 milion në të gjithë botë. Ana tregon se i vinin mesazhe nga e gjithë bota duke i thënë se i ka thënë shumë forcë me këtë mesazh që ajo ka përcjellë. /tvklan.al