Emocion dhe ngashërim në Vienë ku, në katedralen e Santo Stefano, po mbahen ceremonia mortore për ish-kampionin e Formula 1, Niki Lauda.
Bashkëshortja e tij Birgit, së bashku me fëmijët Lukas e Mathias, kanë vendosur mbi arkivol kaskën e kuqe, me të cilin piloti ka garuar gjatë gjithë karrierës së tij, duke fituar tre Botërorë të Formula 1.
Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, është respektuar vullneti i fundit i Lauda, që ka kërkuar ti jepet lamtumira i veshur me tutat e Ferrarime të cilin u laurua kampion i botës në F1 në 1975 e 1977.