Policia e qytetit të Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me eksplozivin e vendosur ditën e sotme në një nga bizneset e reperit, Noizy.
Fillimisht për mediat u raportua se sasia e lëndës shpërthyese ishte vendosur në lokalin e reperit në Durrës, mirëpo sipas policisë mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në ambientet e një butiku rrobash i cili është marrë me qira nga babai i reperit, Bashkim Rajku.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Kujtojmë se ky shpërthim vjen dy ditë pas sherrit të reperit Noizy me reperin tjetër Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano”.
Një video e publikuar në media tregonte se si Noizy kishte dhunuar Cllevion i cili ditën e djeshme bëri me dije se si pasojë e dhunës së ushtruar nga reperi kishte pësuar mpiksje gjaku në kokë.
Policia e Durrësit ditën e djeshme bëri me dije se pas kallëzimit të Cllevion babai i reperit dhe vetë Noizy u proceduan penalisht.