Të paktën 24 njerëz kanë vdekur në SHBA pasi një rrymë e fortë e Arktikut vazhdon të përfshijë pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.
Zona e goditur më keq ka qenë Buffalo, në veri të Nju Jorkut, ku u regjistruan shtatë vdekje të lidhura me motin dhe erërat e forta kanë penguar përpjekjet e shpëtimit.
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda
Stuhia ka bërë kërdinë prej ditësh. Mbi 250,000 shtëpi dhe biznese në SHBA mbetën pa energji të dielën në mëngjes.
Shtrirja e stuhisë ka qenë e paprecedentë, duke prekur nga Kanadaja deri në jug deri në Teksas.
Stuhia dimërore e “ciklonit të bombës” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimin në të gjithë vendin.
Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz të arrijnë familjet e tyre në Krishtlindje.
Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Buffalo, tha: “Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese e Buffalo.”
Disa nga shtatë të vdekurit në zonë u gjetën në makina dhe dëngje bore, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, ekzekutivi i qarkut Erie, Mark Poloncarz.
Vdekje të lidhura me stuhinë u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, ëisconsin, Kansas dhe Kolorado.
Më shumë se 273,000 abonentë në gjashtë shtete të New England dhe 169,000 në Karolinën e Veriut ishin pa energji të shtunën pasdite, sipas rrjetit CBS.
CNN vlerësoi numrin e shtëpive dhe bizneseve të prekura në 250,000 nga ora 11 deri në 16 të të dielën.
Shteti perëndimor amerikan i Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në -50F (-45C).
Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebec po mbajnë peshën kryesore të stuhisë.
Në Quebec pothuajse 120,000 klientë ishin pa energji elektrike të dielën. Zyrtarët thonë se në disa shtëpi do të duhen ditë të tëra që energjia të rilidhet.