osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“I fshehe ato? Mua më morën në pyetje”, çfarë i nxori zbuluar dy grabitësit në Kamzë

“I fshehe ato? Mua më morën në pyetje”, çfarë i nxori zbuluar dy grabitësit në Kamzë

Një bisedë telefonike e përgjuar ka tradhëtuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së tregtarit Agim Buci. Një pakujdesi e Vladimir Kurtit, autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçarit baba i 4 femijëve, ka bërë të mundur që policia të ketë provën më të fortë kundër tij dhe të zbulojë dhe bashkëpunëtorin në krimin që tronditi opinionin publik.
28-vjeçari Vladimir Kurti, emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ishte një nga të ndaluarit e parë të efektivëve të Komisariatit Nr.5 të Kamzës, vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur grabitja e dështuar, me bilanc tragjik për familjen Buci.

Këto janë pamjet e ndalimit të 13 personave, menjëherë pas krimit dhe ndër ta ishte edhe Vladimir Kurti. Policia pasi e mori në pyetje e la të lirë Kurtin duke vëzhguar çdo lëvizje të tij. Por një telefonatë e bërë nga personi i akuzuar për vrasje të Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, Merita Buci, zbuloi edhe personin tjetër të dyshuar si të përfshirë në këtë grabitje me dhunë dhe çoi më pas dhe në arrestimin e tij.
Sipas policisë, Ruzhdi Hode ishte drejtuesi i automjetit tip “Volfswagen Golf”, ngjyrë të zezë, e përdorur nga dy autorët. Unifomat blu, në bazë të dëshmitarëve okularë kanë mundur të identifikojnë autorin e parë të dyshuar që ishte Ruzhdi Hode, por 25-vjeçari ishte larguar në drejtim të zonës së Paskuqanit, ku edhe ka hedhur armën në Lumin e Tiranës bashkë me disa rroba e doreza të përdorura në krim.
Policia ka fiksuar si provë edhe një bisedë telefonike të regjistruar ndërmjet Kurtit dhe shokut të tij. 28-vjeçari pasi del nga marrja në pyetje në Drejtorinë e Vendore të kryeqyetit, i telefonon mikun e tij Hode dhe i thotë:“I fshehe ato, se mua më morën në pyetje”. Në këtë mënyrë uniformat blu zbuluan edhe autorin e dytë krimit, i cili u prangos mëngjesin e së enjtes në banesën e tij.
Kurti dhe Hode janë të dy me orgjinë nga qyteti i Burrelit, ndërsa familjet e tyre ishin vendosur në Kamëz pas vitit 2000. 28-vjeçari ishte dënuar më parë për “grabitje me dhunë” në vitin 2010, ku edhe kreu dënimet me 5 vite burg. Gjithashtu, Kurti sipas banorëve të lagjes “OSBE” në Kamëz është edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se krimin mund ta ketë kryer nën efektin e drogës./abcnews.al