Tabloidi britanik “The sun” i ka kushtuar një artikull dy këngëtarëve shqiptare, të cilat kanë lindur në Prishtinë, Dua Lipa dhe Rita Ora. Në këtë shkrim thuhet se Rita dhe Dua njihen edhe familjarisht, pasi që vendi në të cilin kanë lindur nuk është edhe shumë i madh.
Po ashtu, gjatë shkollimit të tyre Rita dhe Dua kanë qenë në të njëjtën shkollë “Sylvia Young Theatre School”, si dhe për shoqërin e tyre të përbashkët.
Kur është pyetur për marrëdhënien e saj me Ritin kohët e fundit, Dua ka buzëqeshur dhe në mënyrë diplomatike ka thënë se “Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin, dhe unë e njoh motrën e Ritës”.
Një burim i afërt me yllin i tha Sun Online: “Kjo është arsyeja pse kurrë nuk do t’i shohim ato së bashku, sepse motra e Ritës e injoroi Duan dhe ajo nuk dëshironte të rivalizonte Ritën. ”