osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I dënuar me burg por gjykata i shtyn pafundësisht vendimin, Ervin Salianji për momentin mbetet jashtë qelisë

I dënuar me burg por gjykata i shtyn pafundësisht vendimin, Ervin Salianji për momentin mbetet jashtë qelisë

Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Gjykata ka njoftuar se seanca ishte parashikuar sot në orën 13:30, por për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk është i pranishëm gjyqi është shtyrë për një ditë tjetër

“Sot me date 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishëm. Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do te mund te zhvillohet.

Dita dhe ora e seancës se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kujtojmë që deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt, në atë që njihet si çështja “Babale”.

Ai sajoi ngjarjen, për të goditur ish-ministrin Xhafaj.

Ervin Salianji është dënuar me një vit burg, por Gjykata është duke e shtyrë pafundësisht vendimin përfundimtar.

Me sa duket janë duke pritur që të bëhet njëherë kryetar grupi parlamentar i PD-së, dhe pastaj të marrin vendim, ndoshta për të na e shpallur “hero” që po përndiqet nga regjimi i Edi Ramës.

Sajimi i çështjes “Babale”

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.