Teksa kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, nga ana tjetër lideri demokrat Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë zgjedhje në këtë datë. Ai i bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protestën e radhës kundër qeverisë, e cila do të mbahen më 21 qershor, të premten në orën 20:00.
Por duket se Bashës pa filluar mirë protesta i ka dalë ‘situata nga duart’. Ai është ‘masakruar’ nga qytetarët në rrjetin e tij social në Facebook. Nga akuzat e 21 janarit e deri tek lufta e tij për karrige edhe jo për popullin. Ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.