osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte torturues i regjimit të Assad-it

I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte torturues i regjimit të Assad-it

I burgosuri i shoqëruar nga ekipi i CNN-it, pasi u lirua nga rebelët sirianë ishte në fakt një anëtar famëkeq i forcave të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, i cili mashtroi multimedialin amerikan dhe rebelët për ta ndihmuar atë.

Salama Mohammad Salama – një toger i parë në Inteligjencën e Forcave Ajrore Siriane – dyshohet se ka mashtruar rebelët dhe Clarissa Ward të CNN për ta nxjerrë atë nga burgu javën e kaluar në një video tronditëse, raporton Verify-Sy, një kontrollues lokal i fakteve.

Salama gjithashtu ka një histori të gjatë të krimeve të supozuara të luftës, shtoi gazeta siriane.

Videoja virale e shpëtimit të supozuar ka tërhequr vëmendjen mbi detajet kryesore në lidhje me paraqitjen dhe reagimin e Salama-s ndaj daljes nga burgu.

CNN ka nisur madje një hetim të brendshëm për artikullin.

Një problematikë e ngjashme me ekipin e CNN dhe gazetaren Ward u regjistrua po ashtu gjatë regjistrimit të një “breshërie masive të raketave” pranë kufirit Izrael-Gaza.

Shumë përdorues të mediave sociale ngritën dyshime për një inskenim të mundshëm, duke sjellë edhe reagimin e multimedialit që shpjegoi se nëpër videot e shpërndara ishte ndryshuar audio e regjistrimit origjinal.

I vetëm në një burg të zbrazur

Ekuipazhi i transmetimit u ndesh me Salama-n në atë që dukej të ishte e vetmja qeli e mbyllur në një strukturë sekrete në Damask që tashmë ishte boshatisur.

Ekuipazhit, i cili po kërkonte për gjurmët e gazetarit të zhdukur amerikan Austin Tice, iu kërkua të fiknin kamerën e tyre ndërsa një rebel qëlloi kyçin e derës e qelisë.

Pamjet më pas tregojnë një qeli të zbrazët, që duket të jetë e pastër, përveç një batanije të shtrirë në qoshe.

Një ushtar i armatosur tërheq batanijen, duke zbuluar në mënyrë dramatike një burrë që ulet menjëherë dhe i mban duart lart i frikësuar.

Burri e identifikoi veten vetëm si Adel Ghurbal.

Verify-Sy, megjithatë, zbuloi se nuk kishte të dhëna për një Adel Ghurbal në rajon – duke i çuar verifikuesit e fakteve drejt identitetit të tij të vërtetë.

Asnjë shenjë torture

Ajo që ra në sy për Verify-Sy ishte mungesa e qartë e lëndimeve ndaj Salama-s, pavarësisht pretendimit të tij se ai ishte mbyllur në izolim brenda burgut në selinë e Inteligjencës së Forcave Ajrore Siriane.

“[Ai] dukej i pastër, i rregulluar dhe fizikisht i shëndetshëm, pa lëndime të dukshme apo shenja torture – një portret i papërshtatshëm i dikujt që supozohet se mbahej në izolim në errësirë ​​për 90 ditë”, shkroi Verify-Sy.

Shumë përdorues në mediat sociale gjithashtu shpejtuan të vinin në dukje pamjen e tij të pastër kur krahasoheshin me imazhet e të burgosurve të tjerë të liruar, të cilët ishin të çrregullt, të kequshqyer dhe të shënjuar nga lëndimet në të gjithë trupin e tyre.

Asnjë reagim ndaj rrezeve të diellit

Një tregues tjetër kyç se Salama po gënjente ishte fakti se ai nuk dukej të kishte ndonjë reagim domethënës ndaj dritës së diellit kur u përcoll jashtë burgut nga gazetarja Ward dhe ekipi i saj.

“[Ai] nuk puliti sytë as kur shikonte qiellin” pavarësisht se kishte thënë se nuk i kishte parë rrezet e diellit për tre muaj, vunë në dukje kontrolluesit e fakteve.

Kush është Salama Mohammad Salama

Pas arratisjes së tij nga burgu, Verify-Sy e identifikoi njeriun në videon e CNN si Salama Mohammad Salama, i cili punonte në disa pika kontrolli sigurie në Homs dhe ishte i përfshirë në vjedhje, zhvatje dhe shtrëngim të banorëve që të bëheshin informatorë të Assad-it.

Ai gjithashtu vrau civilë gjatë luftës civile siriane në vitin 2014 – dhe dyshohet se ka arrestuar dhe torturuar të rinj me akuza false, shumë prej të cilëve refuzuan të paguanin ryshfet, raportoi Verify-Sy.

Vendasit pretendojnë se ai u mbyll në burg ku u zbulua për më pak se një muaj për shkak të një mosmarrëveshjeje me një oficer të lartë për ndarjen e parave të zhvatura.