Një ndër mbështetësit demokratë që mori pjesë në Foltoren e Sali Berishës në Durrës këtë të mërkurë, ishte një qytetar i cili është me masë sigurie arrest shtëpie.
Vetë qytetari në fjalë deklaroi faktin që është me masë sigurie, por kishte shkuar për të marrë pjesë në takimin e Sali Berishës.
“Në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilir Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra.
Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.
Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, deklaroi ai.