Sa mund të ndryshojë në 70 vjet? Një qytetar amerikan e di shumë mirë. Joe Ligon njihet si i burgosuri më i ri i mitur në Shtetet e Bashkuara, ku ai kaloi deri në 68 vjet në burg.
Joe ishte 15 vjeç kur u dënua me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në një grabitje dhe sulm pas të cilit dy njerëz vdiqën dhe gjashtë u plagosën, shkruan unilad.co.uk.
Ai mohoi për një kohë të gjatë se kishte vrarë ndokënd. Kur mbushi 83 vjeç më 11 shkurt, ai u la i lirë nga burgu i Institucionit Korrektues Shtetëror.
Dënimi i tij u ul në 35 vjet në 2017, kur kishte ankesa masive për kushte të këqija për fëmijët në burgjet e të miturve.
“Më pëlqen të jem i lirë. Ju nuk mund të largoheni nga qyteti pa leje. Por kjo është pjesë e lirisë për mua,” tha Joe.
Avokati i tij tha se ai shpresonte që çështja të shkaktonte një revolucion në mënyrën e trajtimit të dënimit për të mitur.
Joe po bëhej gati të dilte – duke parë televizor. Shumë gjëra kanë ndryshuar në pothuajse 70 vjet.
“Më pëlqejnë shanset e mia. Më pëlqejnë shanset për sa i përket mbijetesës,” tha Joe.
Ai vështroi një qytet krejt tjetër dhe tha: “Shikoj ndërtesa të larta, është gjithçka e re për mua. Ajo nuk ekzistonte më parë.”