osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

I burgosuri Abi pretendon se ka bërë kallëzim penal në GJKKO ndaj Ramës, Ballës dhe dy prokurorëve Millonai dhe Arben Kraja… i kanë shkaktuar dëm 340 mijë euro dhe kanë shpifur

I burgosuri Abi pretendon se ka bërë kallëzim penal në GJKKO ndaj Ramës, Ballës dhe dy prokurorëve Millonai dhe Arben Kraja… i kanë shkaktuar dëm 340 mijë euro dhe kanë shpifur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka njoftuar ditën e sotme se ka dorëzuar një kallëzim penal në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.

Malltezi ka bërë kallëzim ndaj Ramës për shpërdorim detyrë me dëm 340,000 € ndërsa thekson se është e vërtetuar me vendim gjykatë të formës se prerë. Ai më tej thekson se ka bërë kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Ndërsa ndaj dy prokuroreve Millonai dhe Kraja per shperdorim detyre e falsifikim.

Ai më tej në kallëzim ka kërkuar prishjen e vendimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, “Për mosfillimin e proçedimit penal, që ka të bëjë me kallëzimin e datës 18 nëntor 2024. Malltezi shton se sa here depoziton kallëzime, prokurorët vendosin të mosfillim procedimi penal.

Pjesë nga kallëzimi i bërë:

Kërkoj:

1. Prishjen e vendimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, “Për mosfillimin e proçedimit penal, që ka të bëjë me kallëzimin nr. 264, datë 18.11.2024”

2. Urdhërimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të regjistruar procedimin penal ne referim të materialt kallëzues nr. 264, datë 20.11.2024 per shtetasit Edi Rama dhe Taulant Balla.

3. Dërgimin e materialit kallëzues per prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë qe te shmanget konflikti i interesit mes prokuroreve te te njejtit institucion.

Me respekt,

PROF. DR. Jamarbër Malltezi