Sali Berisha, në një kohë që i biri ndodhej në ambientet e SPAK për t’u pyetur për Gërdecin, ka zaptuar foltoren e Kuvendit.
Ai ka kërkuar që në Kuvend të flitet për korrupsionin e një zyrtari të FBI, që sipas tij, është paguar nga Edi Rama.
“Shqipëria gjendet në epiqendrën e një cikloni. Që do të poshtëronte çdo vend të madh.
Kryeministri i Shqipërisë dhe ministrat e tij, këshilltarët e tij janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njëri prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive në SHBA për sigurinë e këtij vendi dhe vendeve të lira”, tha Berisha.
Me sa duket Berisha ka gjetur këtë histori, për të shmangur sadopak dhe atë që po afrohet dhe që nuk premton asgjë të mirë për të dhe familjen e tij.
Bëhet fjalë për 21 janarin, pas përgjimeve të reja, dhe Gërdecin, dy çështje që pritet të rihapen dhe në të cilat ai është i përfshirë direkt, familjarisht.
Vetë Berisha e pranoi se u tërbuar nga thirrja e të birit në SPAK.
“Kjo është përpjekje për të errësuar aferën Rama-Gonigal me instrumentalizimin e SKAP-it të partisë. Edi Rama është njeriu që ka paguar vrasje me pagesë”, tha ai.