osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

I bashkon halli! Kandidati për “non grata” Ilir Meta dhe “non grata” Sali Berisha hapin frontin kundër Edi Ramës

I bashkon halli! Kandidati për “non grata” Ilir Meta dhe “non grata” Sali Berisha hapin frontin kundër Edi Ramës

Ilir Meta dhe Sali Berisha vijojnë të forcojnë frontin kundër kryeministrit Edi Rama, teksa ditën e djeshme kanë nisur përgatitjet për të zhvilluar një mocion kundër shefit të qeverisë sa i takon procesit të integrimit europian. Më konkretisht, Grupi i Rithemelimit të PD dhe Lëvizja Socialiste për Integrim sulmuan ashpër kryeministrin Edi Rama për deklaratën e dhënë në një intervistë në Bruksel dy ditë më parë se nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat për integrim në BE brenda këtij viti, ai do të ndryshojë kursin diplomatik të vendit tonë si do kërkojnë ndarjen shtetit tonë nga Maqedonia e Veriut për sa i përket çështjes së hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

11 deputetët të aleancës politike mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së LSI e bashkëshortes së presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi e kanë konsideruar skandaloze, turpëruese dhe dashakeqëse fjalët e kreut të qeverisë socialiste pasi godet qasjen euroatlantike të vendit tonë.

Për këtë arsye, ata i kanë dërguar një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të mbledhë Parlamentin për të zhvilluar debat me kryeministrin Edi Rama për të konfirmuar aspiratat e vendit tonë drejt Europës së Bashkuar.

“Kryeministri Edi Rama sot (dje) në Bruksel është shprehur: ‘Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata’.

Ne si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, e gjejmë këtë deklaratë të Kryeministrit Edi Rama skandaloze, turpëruese e keqdashëse, në dëm të së ardhmen europiane të qytetarëve shqiptarë. Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat URGJENT në Kuvend në lidhje me këto deklarata antieuropiane e të rrezikshme të Kryeministrit Edi Rama në Bruksel”, shkruhet fillimisht në kërkesën dërguar në Kryesinë e Kuvendit.

LSI-‘Foltore’: Të hënën të mblidhet Parlamenti

Duke e konsideruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE si çështje të rëndësisë jetike për shqiptarët, 11 deputetët e LSI dhe Grupit të Rithemelimit të PD i kërkon kryeparlamentares Nikolla që të mbledhë në një kohë më të shpejtë Konferencën e Kryetarëve për të vendosur që ditën e hënë në 16 maj të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Parlament për debat. Opozita Kryemadhi-Berisha synon që parlamenti shqiptar të konfirmojë vazhdimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE.

“Neni 98, pika 2 e rregullores kërkon mbledhjen brenda tre ditësh të Konferencës së Kryetarëve nga ana e Kryetares së Kuvendit për vendosjen e datës së zhvillimit të mocionit në seancë plenare. Por, meqenëse bëhet fjalë për çështje të një rëndësie jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë, kërkojmë nga ana juaj mbledhjen URGJENTE, brenda ditës së premte datë 13.05.2022 të Konferencës së Kryetarëve dhe thirrjen e Parlamentit në seancë plenare të jashtëzakonshme ditën e hënë në datë 16.05.2022 ku të debatohet rreth çështjeve të Integrimit Europian dhe të shprehet edhe një herë vullneti për rrugën pro-europiane të Shqipërisë”, mbyllet kërkesa e “Foltores” dhe LSI për mocionin me debat në Kuvend.

Ja emrat e 11 deputetëve që kërkojnë debat me Ramën në Kuvend

3 deputetë të LSI dhe 8 të Grupit të Rithemelimit të PD që kanë firmosur kërkesën për mocion me debat në Parlament me kryeministrin Rama janë: Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho (LSI); Sali Berisha, Albana Vokshi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi (Grupi i Rithemelimit të PD). Pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, Kryemadhi dhe Berisha po forcojnë bashkëpunimin dhe luftën kundër Edi Ramës dhe PS. Presidenti Meta ka premtuar se pas përfundimit të mandatit presidencial në 24 korrik do t’i bashkohet opozitës kundër Ramës. K

ujtojmë që “Foltorja” ka zhvilluar zgjedhjet në degët e PD dhe Këshillin Kombëtar si dhe po përgatitet për zgjedhjen e kreut të ri, ku sipas gjasave pritet të rikthehet në Sali Berisha. LSI dhe Kryemadhi nga ana tjetër do të mbajnë Kuvendin e LSI në 25 korrik, një ditë pasi Meta të largohet nga Presidenca. Hapi i djeshëm tregoi qartë se opozita e re po forcohet akoma më shumë.