osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“I arrestuari, djali i biznesmenit të njohur”! Gazetari nxjerr prapaskenat e rënda nga aksioni i policisë në Tiranë, zbulon kujt i përkiste droga: Efektivët humbën 100.000 eurot që kishin me vete!

“I arrestuari, djali i biznesmenit të njohur”! Gazetari nxjerr prapaskenat e rënda nga aksioni i policisë në Tiranë, zbulon kujt i përkiste droga: Efektivët humbën 100.000 eurot që kishin me vete!

Gazetari i kronikës Elton Qyno ka nxjerrë prapaskena të rënda nga operacioni që organizuan dje në Tiranë Forcat Speciale për të goditur një grup të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai thotë se kokaina e kapur i përkesite “Klanit Duka”, një grup i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Postimi i plotë:

Të shihje televizionet informative dhe edicionet e tyre të lajmeve sot të orës 19:30, e nisje dhe e bitisje me ngjarjen e “Varrit të Bamit”. Pa le portalet online pastaj. Këta kanë bombardim ajror tjetër…

Të gjitha lajmet ishin që Benzi, u iku RENEA-s dhe operacionales së policisë, dhe këta të fundit për inat që s’ja hapën dot derën atij B.q…it, shkuan dhe shtrinë në zallin e pseudo lulishtes së një cepi pallati, mikun tim Ergys Gjençaj.

Nga ana tjetër tentuan të fusnin në bashkëpunim dhe kolegen time të kronikës së zezë, Klod Lalën. Kërcënonin që ta fusnin në bashkëpunim me autorët, por ëhëëë nuk ja dolën dot. Nuk thyhet kollaj, Klod Lala. Habitem se si kaq lehtshëm, të fut policia në bashkëpunim.Më duket fiks si ato sheret që nisin për “…Pse më shef…”.

Ngjarjen e pamë të gjithë dhe sigurisht që ishte e rëndë. Jo vetëm për faktin se Benzi luksoz, ju iku 5 burrave të policisë, pasi nuk është hera e parë që ndodh. Kjo skenë e tillë ka ndodhur edhe herë të tjera që persona shumë më të rrezikshëm se këta bishtat, u kanë ikur policisë.

Dhe skemi pse çuditemi me këtë rast, ku kemi rastin e Arbër Paplekaj dhe të tjerëve, që vrau “Pipin” në sy të dy zv/drejtorave të policisë së Elbasanit dhe ata u strukën prapa dyerve të Range-Rover-ave të bardhë të policisë. Dhe askush se ndoqi me vrap apo me makinë për ta kapur Paplekaj. Ashtu sikundër nuk kapën dhe personin tjetër që qëlloi nga brenda lokalit.

Por ngjarjen e “Varrit të Bamit” e rëndoi, akoma më tepër sjellja e policisë mbi dy kolegët e mi, Gjençaj dhe Lala. Të parin e lëvrinë në pseudo lulishten e pallatit, të dytën e kërcënuan se nëse do afrohej, do e fusnin në bashkëpunim me autorët. Pra nenin 25 të Kodit Penal e aktivizuan direkt keta. Hajde presion hajde. Mirë që si thanë “…ty do të marin të penduar…”.

Për një moment Klodi, duket se u step dhe ktheu prapa, duke dalë në trotuarin e rrugës. Ndërsa miku im Ergys Gjençaj, qëndronte poshtë plëncit të policit të antidrogës, që ja kishte hapur këmbët dhe e mbante në mes.

Nëse do isha në vend të Gysit dhe do kisha info më parë se e kujt grupi ishte kokaina “Philipp Plein”, do i ikja me vrap dhe do shkoja të hyja në një Bar-Kafe që ndodhet tek zona e “Freskut”. Policët do më ndiqnin e do më thërisnin “…hape derën o b…q…r, hape derën…policia…. Hape derën se të bëjmë këtë dhe atë, por jo s’do bëja asnjë gjë. Se dhe ata s’do bënin asgjë ndaj meje. Pasi në këtë lokal që ndodhet tek Fresku, edhe vetë policët nuk hyjnë dot. Ose hyjnë pijnë kafe dhe ikin…

Sot e kësaj dite Policia e Shtetit, po qoftë dhe policia e Tiranës, nuk ka kërkuar një falje publike mbi atë që ndodhi me gazetarët dhe qytetarët e pafajshëm. Kaq gjë duhet ta bëjë këtë javë besoj. Një operacion të dështuar, që aq më tepër ju kthye dhe në boomerang, duke pasur të gjithë opinionin publik kundër. E mbi të gjitha një hetim mbi kokë, të nisur nga prokuroria e Tiranës dhe SHÇBA-ja e Ministrisë së Brendshme.

Me sa duket presioni dhe ultimatumi i 100 ditëve “…ose rregulloni situatën e rendit ose ju piu e zeza…, solli këtë situatë që rrjedhimisht uli besimin dhe imazhin e policisë tonë.

Por ajo që ndodhi ndodhi. U pa nga të gjithë dhe tashmë po meren organet e hetimit. Por mua më vjen shumë habi se si është e mundur që mediat, televizione dhe portale, meren gjithë ditën me këtë ngjarje dhe nuk thonë dot, se çfarë ka ndodhur para këtij operacioni dhe kujt grupi, dyshohet se i përkiste kokaina “Philipp Plein”.

Këtu mediat tona, portale e televizione kombëtare, marin përsipër të raportojnë edhe matanë “Atlantikut” për “Elbasanlliun e Kolumbisë” Agim Çermën, se medemek bashkëpunonte me kartelin “Clan del Golfo” dhe i futen këtij karteli me rrënjë e me maç, e nuk lenë Gonzales, Raul, e Salgado pa nxjerë.

Ndërsa habitshëm mor jahu, nuk thonë asnjë fjalë për grupin “Clan del Duka” në Shqipëri.

Nuk thonë asnjë fjalë që Altin Gega, njëri nga të arrestuarit e operacionit policor “Pizza Connection”, është djali i hallës së “Clan del Duka”. Nuk thonë asnjë fjalë që i arrestuari tjetër, Erjon Prenga, është anëtar aktiv i “Clan Del Duka”. Nuk thonë asnjë fjalë që Prenga është djali i një biznesmeni që ka një resort shumë të njohur në Dajt.

Ashtu sikundër nuk thonë asnjë fjalë se “Clan Del Duka”, prej dy vjetësh është në kërkim. Dhe policia dhe RENEA, nuk bëjnë asgjë për ti ndaluar, rrugëve të Tiranës. U habita sot se ç’patën që shkuan të kapnin kokainën “Philipp Plein”. Se çfarë ndodhi që drejtori shtypin butonin, vetëm një zot e di.

Dje ishte dhënë urdhëri të bëhej një dorëzim i kontrolluar. Një agjent i infiltruar brenda rradhëve të anëtarëve të “Clan Del Duka”, kishte hyrë në tratativa për të blerë nja 3 kile mall, kokainë “Philipp Plein”. Situata ishte krijuar në atë lloj forme që dhe shitësve të “Clan del Duka”, tu krijohej besim që blerësi agjenti i policisë kishte eurot cash.

Policia nuk ka patur këtë sasi eurosh cash, dhe mësohet se i ka marë tek një agjensi të njohur “Exchange” në Tiranë. Sasia e eurove është marë vetëm për t’ia treguar shitësve, por në fakt nuk do ja jepnin atyre. Pasi në këtë shkëmbim që ishte përgatitur të ndodhte, agjenti blerës i kokainës do fuste në grackë shitësit e “Clan del Duka”, të cilët kishin mbërit në vendin e takimit, pikërisht në një zyrë ku jepen makina me qëra. Në këtë vend takim, pazari dhe shkëmbimi, mësohet se ishte bërë për 3 kile kokainë, kundrejt shumës gati 100 mijë eurove. Kokaina, ishte futur në dy paketime picash.

Por kur do bëhej dorëzimi i kontrolluar, ndërhyn operacionalja dhe RENEA dhe situata del jashtë kontrollit. Mes rrëmujës, agjentit të policisë i kanë ikur nga duart 100 mijë euro që drejtuesit policorë i morën tek Exchang dhe personi është larguar. Për një moment policët kanë mbetur si rojtur-qethur, pasi Benzi i iku, eurot i ikën dhe një pjesë e picës u iku. Ata kapën vetëm 1 kg e 128 gramë kokainë brenda një pice, të fshehur poshtë një makine të parkuar në rrugë.

Ndërsa ju lëshuan kolegëve të mi, Ergys Gjençaj dhe Klod Lala, që u ndodhën krejt rastësisht në atë moment dhe në atë vend. Nga ana tjetër kapën në një makinë Erjon Prengën dhe një tjetër në një makinë, nga ku besohej se kryhej vëzhgimi.

Por nuk u tha dhe diçka tjetër për këtë ngjarje, se ishte vetë policia që kishte futur në granckë këta persona, ndërsa ishte dhe vetë policia, që kishte rënë në grackën e këtyre personave.

Them kështu pasi Clani, ishte kujdesur që veprimet e blerësit ti mbante në vëzhgim të reptë nga dy persona të tjerë, të cilët do monitoronin veprimet e blerësit dhe çdo situatë të pakëndshme apo veprim të dyshimtë. Pra është luajtur një lojë “Zbulim-Kundërzbulim”.

Policia në deklaratën e thatë të saj për shtyp tha se kapi kokainë, ka shoqëruar dhe disa persona. Më pas doli dhe lajmi që personat e arrestuar janë Erjon Prenga, Gentjan Kore, Taulant Çoku dhe Altin Gega. Mes këtyre personave të ndaluar ishte dhe Gazmend Cani, personi që ju iku me Benz, policëve të RENEA-s. Ai ka treguar se ju ka ikur policisë, për shkak se është trembur.

Tani personat u kapën, edhe njeriu i benzit u kap, droga po e po. Po 100 mijë eurot ku shkuan. Se policia nuk shkoi aty të bënte një dorëzim të kontrolluar, që tu jepte patate ose kumblla dhe tu merte kokainën mijëra euro “Philip Plein”. Aq më tepër nuk shkoi ta merte veresie, këtë se besoj kurë.

Tanimë Clani, duket se po bën negociata me policinë të kthejë sasinë e eurove, me qëllim për të lehtësuar dhe pozicionin e personave të ndaluar dhe që policia të dalë faqebardhë edhe me pronarin e Exchangut në Tiranë. Se ja mori për dy orë dhe dhe nuk i ka kthyer asnjë 1-shkë.

Sigurisht që gjasat janë që t’ia kthejë, mbase i gjithë operacioni i kthimit, është kryer gjatë orëve të natës.

Në mënyrë që sot, Ardi Veliu, të dalë në një konferencë për shtyp dhe tu tregojë të gjithë Shqiptarëve, fije e për pe, të gjitha detajet e këtij operacioni “Pizza Connection”, metodat speciale të hetimit si dhe provat e administruara dhe personat e arrestuar.