osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I akuzuar për bashkëpunim me parajsat fiskale Basha, kërkon zbulimin e parave të korrupsionit të fshehura në parajsat fiskale dhe… pasuritë e pista të politikanëve

I akuzuar për bashkëpunim me parajsat fiskale Basha, kërkon zbulimin e parave të korrupsionit të fshehura në parajsat fiskale dhe… pasuritë e pista të politikanëve

Partia Demokratike ka mbështetjen e amerikanëve sa i takon vetingut në politikë. Dje në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat u vendos që PD do të propozojë në Kuvendin e Shqipërisë një amendament për të futur në veting të gjithë politikanët dhe pushtetarët në vend.

Por detaje për vetingun në politikë ka dhënë edhe vetë kreu i PD, Lulzim Basha. Duke folur pas mbledhjes së grupit demokrat, zoti Basha theksoi se vetingu në politikë është i domosdoshëm, ndërsa paralajmëron zbulimin e parave të korrupsionit të fshehura në parajsat fiskale.

Sipas tij, vetingu në politikë do shënjestrojnë politikanët, familjarët dhe ortakët e tyre. “Grupi parlamentar i PD ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në Parlamentin e Shqipërisë, amendamentet kushtetuese për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme, të Kushtetutës të 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të reformës zgjedhore, amendamentin kushtetues për vetingun e politikanëve në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias të fundvitit 2018.

Qëllimi për të bërë vetingun e politikanëve për lidhjet e tyre me krimin e organizuar, për pasuritë e tyre, të familjarëve të tyre apo të ortakëve të tyre të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë Shqipërisë, në parajsa fiskale apo banka offshore, është një qëllim legjitim dhe respektojnë po kështu kërkesën për proporcionalitet që është pjesa e dytë e Komisionit të Venecias duke kërkuar në këtë amendament kushtetues”, deklaroi ai.

Vetingu largon të korruptuarit nga politika

Më tej kreu i PD, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e amendamenteve për vetingun në politikë lista e personave që janë shpallur “non grata” nga SHBA. Zoti Basha pa përmendur emra theksoi se duhet të pastrohet politika nga politikanët e korruptuar, duke nënkuptuar dhe Berishën, i cili është klasifikuar nga SHBA si politikan me korrupsion të theksuar, minim të demokracisë dhe presion ndaj drejtësisë. “Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët.

Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, do të thotë nuk ka mirëqenie, nuk ka zhvillim, por ka vetëm emigracion, papunësi, varfëri. Është çështje e shqiptarëve, jo e Partisë Demokratike, s’mund të jetë çështje pazari. Vetingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës, nga personat që kanë lidhje me krimin e organizuar apo janë të korruptuar. Është interesi më i mirë i shqiptarëve, nuk është çështje thjesht e Partisë Demokratike. Reforma territoriale është çështje e shqiptarëve, nuk është çështje thjesht e Partisë Demokratike”, nënvizoi Basha./Rigels Seliman