osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Hysni Demiraj i “Dosjes 21 janari”, tjetër filtër për 83 vendime “hije” në Apel dhe 110 vendime të “zeza e të rënda” në Gjirokastër

Hysni Demiraj i “Dosjes 21 janari”, tjetër filtër për 83 vendime “hije” në Apel dhe 110 vendime të “zeza e të rënda” në Gjirokastër

Gjyqtari Hysni Demiraj, një ish-hetues dhe prokuror “shumë i devotshëm” i diktaturës, caktuar me shërbim në vendlindjen e tij në Tropojë, në vitet kur ajo po rrëzohej dhe kapeshin, vriteshin, burgoseshin e torturoheshin personat që arratiseshin, tashmë gjendet vetë përballë drejtësisë, për bëma të shumta, që me gjuhën e ligjit, të cilën Demiraj e njeh mirë, quhen: “Abuzim me detyrën, më pasojë fshehje, mbrojtje, favorizim, shmangie nga gjykimi subjektesh krimi dhe bashkëpunim me ta”.

Pas Vendimit Nr. 108, datë 15.02.2019 me Nr. 76 Akti, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që e shkarkoi nga detyra si Kryetar Gjykate Apeli-Tiranë, ku e emëroi Nishani me urdhër të Berishës si shpërblim për dosjen e 21 janarit dhe verdiktit të ONM, që i tha “JO” qëndrimit të tij në drejtësi, Hysni Demiraj do kalojë edhe në një “filtër” tjetër, për disa vendime gjyqi “qoka krimi”, shumica me pasoja vetëgjyqësie.

Nëse KPK e kaloi shkarazi, aktivitetin e Hysni Demirajt, si gjyqtar 16 vite në Gjirokastër, emëruar qysh prej fund-vitit 1993, ku e caktuan Berisha-Gazidede, mbasi atje “u duhej”, por ONM, ashtu si për Llallën, Selimin, Zagonjorin, Gjonin, Prelën, Fushën, Ndrecën, Jangullin, Zenelin, Thanzën e mëse 30 të tjerë, ka vendosur ta çojë deri në fund, dhe hetimin e vendimeve të dhëna nga Demiraj, të cilët, kanë indicie e prova konkrete paligjshmrërie.

Sipas informacionit, që na ka ardhur nga Gjykata-Gjirokastër dhe Gjykata e Apelit-Tiranë, konfirmuar nga burime brenda Ministrisë së Drejtësisë e KLGJ, thuhet se në këtë dy gjykata, ka zbarkuar një ekip i përbashkët inspektimi, me mbikëqyrje e montorim të ONM, me objekt veprimi: hetimin e disa dosjeve penale e civile “VIP”, të gjykuara nga i shkarkuari Hysni Demiraj.

Përveç indicies, nga denoncimi që ka bërë në KPK, KLGJ, KPA e ONM, ish-Kryetari Alaudin Malaj, shef dhe kolegë “ekuivalent pisllëqesh e konkurent pazaresh” i Hysni Demirajt, ky inspektim vendimesh gjyqësore, ka si pikënisje, edhe afro 310 ankesa e denoncime të viteve 1995-2009, adresuar në KLD, Gjykatën e Rethit Gjirokastër tek drejtuesi (T. Nova), në Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë e Prokurori, bërë nga palë të dëmtuara, qytetarë, biznese e institucione të 3 rretheve të Qarkut Gjirokastër.

Një tjetër motiv, janë dhe ankesat e denoncimet, për vendime abuzive e me pasoja vetëgjyqësie, të dhëna prej Demirajt pas vitit 2009, kur KLD e transferoi, si gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Tiranë, mes tyre edhe vendimi gjyqësor, për kofliktin fizik, që ndodhi mes policisë e banorëve tek zona “Petro Nini Luarasi”, të cilin së bashku me Gjin Gjonin, gjyqtari Demiraj e kishte firmosur, pasi ishte shkarkuar nga “Vetingu”.

Nëse, një nga dosjet alarmuese të mbyllura nga Hysni Demiraj, është “Lirimi i gardistëve vrasës të 21 janarit 2011”, mes tyre dhe familjari i Sali Berishës (tropojani Sadik Çela), Ministria e Drejtësisë e KLGJ, përballë “syrit” të ONM, përveç 83 vendimeve “hije” që Demiraj ka firmosur në Gjykatën e Apelit-Tiranë, kanë nisur të kalojnë në “filtër” verifikimi, për zbatueshmëri ligji e të drejtë palësh, edhe 110 vendime “të zeza”, që ka dhënë në favor të krimit, gjatë ushtrimit të detyrës në Gjykatën-Gjirokastër, ku ende kujtohet “me shumë respekt”, nga ish-bosët e kompleksit “Adi Petrol”, por sidomos, nga lazaratasi “Bajo” i Konsullatës Greke, në kohën kur e drejtonin Hristo Jakovi e Vasil Bornova, kur kryetar bashkie ishte Bashkim Fino e prefekt ishte shkodrani Fatos Gjyrezi.

Në vijim, do publikojmë dosjet e rënda që ka gjykuar e ka mbyllur, emrat e bandave dhe personave të njohur të jugut, që kanë kaluar nëpër vendimet e gjyqtarit Hysni Demiraj (Bac Hysa), siç e quanin të “fortët dhe bosët e dhrahmive” të viteve 1994-1997, disa prej të cilëve, përveçse e armatosën me mitroloz në zyrë, me të cilin plagosi kolegun gjyqtar, nisën edhe ta shoqëronin kudo, paçka se ata, ishin subjekt gjykimi krimesh, në dosjet e Demirajt./Pamfleti