1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Hysaj merr elozhetë e shtypit italian: Është i përkryer

Hysaj merr elozhetë e shtypit italian: Është i përkryer

Napoli mundi Lacion 4-1 mbrëmjen e së shtunës dhe në këtë takim Elseid Hysaj fitoi duelin derbi me Thomas Strakoshën. Natyrisht, mediat italiane kanë vlerësuar me notë shumë të lartë Hysajn, të cilin e quajnë inspirues të fitores dhe se të gjithë aksionet e golit erdhën pikërisht nga krahu i tij. Madje, mbrojtësi shkodran duket se ka bërë ndeshjen më të mirë të sezonit. “IL MATTINO” shkruan për të: “Hysaj është për notën 8. Nuk ndalet gjatë gjithë kohës dhe lëviz shumë shpejt e me ide impresionuse. Milinkoviç-Saviç e mban të karikuar në pjesën e parë, por më pas nuk e kupton ku është lojtari i Lacios”.

“CORRIERE DELLO SPORT” e vlerëson me notën 6.5 dhe shkruan: “Napoli e bën lojën nga krahu i tij dhe Hysaj nuk ndalet kurrë”. Po ashtu, edhe “GAZZETTA DELLO SPORT” ka një vlerësim të mirë për mbrojtësin shkodran, ashtu si dhe për mbrojtësin e krahut të majtë, Mario Rui. Për Hysajn janë elozhe të merituara, pasi prej disa javësh ishte vënë në pikëpyetje aftësia e tij në skuadër. Madje Hysaj sakrifikoi, pasi vinte nga një gjendje e rëndë gripale. /Pamsport.com