Elseid Hysaj ka shënuar golin e parë në Serinë A me Lacion.
Mbrojtësi shqiptar ka tundur rrjetën në përballjen kundër Spezia.
Hysaj ka shënuar në minutën e 70 golin per 5 me 1, ndersa Lazio fitoi me rezultatin 6-1.
Pas disa pasimeve duke krijuar idenë e tiki-taka, Hysaj ka marrë rolin e qendërsulmuesit.
Futbollisti shqiptar e dërgoi topin në rrjetë dhe buzëqesh për përgjigjen që i jep të gjithë kritikëve.
Ajo që nuk duhet të harrojmë është se tifozët e Lacios u kthyen kundër Hysajt pas këndimit të Bella Ciao në prezantim.