I burgosuri palestinez Mohammed al-Tus do të lirohet sot në Izrael, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.
Në moshën 69-vjeçare, Mohammed al-Tus ka qenë i burgosur për gati katër dekada, sipas Klubit të të Burgosurve Palestinez, ai ka qenë në burg për periudhën më të gjatë kohore.
Al-Tus ka qenë në burg për 40 vjet, pasi ishte burgosur në vitin 1985. Ai ishte anëtar i Fatah, lëvizjes së themeluar nga Jaser Arafat dhe emri i tij ishte përfshirë në listën e të burgosurve që do të liroheshin në këmbim të katër izraelitëve pengjet, siç raportohet nga Agence France-Presse.
Al-Tus është dënuar me burgim të përjetshëm që nga 6 tetori 1985, me akuzën e kryerjes së operacioneve kundër Izraelit. Ai është i vetmi i mbijetuar i një sulmi të përgjakshëm nga forcat izraelite kundër një njësie palestineze pranë kufirit me Jordaninë.
Gruaja e Al-Tusit ka vdekur nga një goditje në tru, ndërsa djali i tij më herët ka thënë se e kanë pasur të vështirë mungesën e tij.
Can you imagine being in the darkness of zionist terrorists’ prisons for 40 years?
The world changes, but you remain trapped, bound by the enemy…
⭕ Since Oct 6, 1985, Palestinian elderly Muhammad Al-Tous (Abu Shadi), 68, has been held captive, marking his 40th year today../