osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hungaria lobon anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit në BE

Hungaria lobon anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit në BE

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó deklaroi gjatë një vizite në Beograd se shtete si Hungaria dhe Sllovenia janë në favor të zgjerimit të shpejtë të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por shumica e shteteve të tjera anëtare nuk janë dakord që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Sipas shefit të diplomacisë hungareze disa shtete si Franca dhe Hollanda, nuk janë në favor të zgjerimit ndaj në këto kushte shtetet anëtare që janë pro integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të vendosin dot për këtë pasi në Bruksel kërkohet votë nga të gjitha vendet anëtare.

“Ne jemi shumë të përkushtuar për të përshpejtuar zgjerimin sepse pas Brexit, BE-së i duhet një histori suksesi dhe anëtarë të rinj. Nëse shohim Serbinë ose Malin e Zi, që të dy këto shtete kanë bërë shumë për t’u anëtarësuar me Bashkimin dhe përfitimet nga kjo do të ishin të ndërsjellta.

Një anëtarsim i shpejtë në grup i të gjashtë shteteve ballkanike në BE do të qetësonte tensionet në një rajon të ngarkuar me çështje të pazgjidhura”, u shpreh Szijjártó.

Katër shtetet e grupit të Vishegradit Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Austria u kanë dërguar një letër jo zyrtare udhëheqësve evropianë në Bruksel ku kërkohet mbështetje për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Qëndrimi pozitiv që kanë shtetet ish-komuniste të Evropës Qendrore në favor të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor vjen për shkak të afërsisë së tyre me këtë rajon.