Kur Donald Trump erdhi në pushtet 4 vite më parë, ata që shpreshin më të lumturit, edhe se vetë amerikanët që kishin votuar për Trump, ishin demokratët në Shqipëri.
Sipas tyre, me ardhjen e Trump në pushtet, Rama do të merrte fund dhe do të rrëzohej, pasi kishte folur kundër Trump, por edhe, sepse sipas tyre, Trump do të shkatërronte rrjetin e Sorosit.
Por, natyrisht Ramës nuk i ndodhi asgjë dhe ai fitoi sërish zgjedhjet.
Tani që Trump humbi, PD, ose më saktë një pjesë e saj, kanë filluar e thonë të kundërtën.
Sipas tyre, Edi Rama paska qenë njeriu i Donald Trump, bashkë me Vuçiç, dhe me rënien e Trump, do të bjerë edhe Rama.
Ai që e artikulon këtë tezë është Ervin Salianji, që shkruan:
“SHBA mbetet SHBA, madhështia e lirisë; spektakli i demokracisë; energjia që thyen çdo traditë kur ndryshimi duhet!
Nuk ka inerci e ngadalësi në botën amerikane, kjo është madhështia e tyre.
Projeksiojet e medias së djathtë, Fox News shpallin President Joe Biden!
Për shqiptarët ky është gjithësesi një lajm i madh dhe me rëndësi, është po aq rënia e polit Rama/Vuçiç.
Bluja e demokratëve ka ngjyrosur hartën e Amerikës, nga shqetësimi i shprehur i Vuçiç pêr zgjedhjen e Biden përforcohet bindja që vëmendja ndaj Shqipërisë e Kosovës 🇦🇱 do vijojë me prioritet!”