osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Humor psikiatrie nga Basha! Rrëfen “bisedën” imagjinare që ka bërë me George Bush për pavarësinë e Kosovës: Më tha se jam qitës më i shpejtë se Putini

Humor psikiatrie nga Basha! Rrëfen “bisedën” imagjinare që ka bërë me George Bush për pavarësinë e Kosovës: Më tha se jam qitës më i shpejtë se Putini

Lulzim Basha ka zhvilluar një podcast në Prekaz, nga kulla e Jasharëve, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Basha ka rrëfyer lidhjet e tij me Kosovën si dhe kohën kur punonte për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Misionin e OKB-së.

Basha ka folur edhe për raportet e tij si dhe bisedat me presidentin amerikan George Bush. Teksa fliste për vizitën e Bushii në Tiranë në vitin 2008, Basha ka treguar se si presidenti amerikan e njohu palën shqiptare mbi qëndrimin që SHBA do të mbanin për pavarësinë e Kosovës.

Basha ka perifrazuar edhe batutën e presidentit Bush, i cili sipas Bashës, e shihte veten dhe presidentin rus Vladimir Putin, në një ballafaqim të ngjashëm me atë të kaubojsave.

“Ardhja e Bush-it në Tiranë, në 10 qershor të 2007, ishte një ngjarje e përmasave historike. Ne kemi abuzuar shumë me fjalën “ngjarje historike”, por ishte e tillë, jo për faktin e thjeshtë që ishte vizita e parë e një presidenti në detyrë në Shqipëri, sepse shumë ish-presidentë kanë ardhur pasi kanë mbaruar detyrën, por sepse erdhi me dy lajme të mëdha, përfundimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe kumti i famshëm “koha është tani” për pavarësinë e Kosovës. Ka qenë një takim i mbushur me emocione të jashtëzakonshme.

Mbaj mend që në takimin dypalësh me delegacionet, sigurisht në krye të vendit ishte ulur presidenti Bush, miku i nderit, ishte Berisha, ishin delegacionet në të dyja anët, dhe mbaj mend nervozizmin në kufijtë e ankthit të disa anëtarëve të delegacionit, kryesisht të krahut të Departamentit të Shtetit dhe aparatit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, sepse Bushi ishte jashtëzakonisht i lirshëm në komunikim.

Gjëja e parë që tha është “shiko kjo puna e pavarësisë së Kosovës është zgjatur shumë, unë mendoj ta bëjmë tani, si thua, ta bëjmë tani?!”.

Dhe pashë që u tendosën anëtarët e delegacionit, në veçanti këta të diplomacisë, sepse ishte një proces koordinimi. Tani, nëse Bush e kishte këtë një formë kortezie për të treguar nga njëra anë që Amerika e ka ndarë mendjen dhe do realizohet, dhe që priste atë që tha, që duhet koordinuar me BE-në apo jo, këtë nuk do ta marrim vesh ndonjëherë.

Por fakti është që në atë moment ne ishim të gjithë të çliruar, të gjithë me flatra. Dhe në këtë moment u çlirua edhe ana tjetër e delegacionit amerikan, sepse u kuptua që do të kishte një trajektore koordinimi, siç edhe ata dëshironin.

Mbaj mend një pjesë tjetër të bisedës, që vërtitej rreth Putinit, në një moment thotë “me Rusinë kjo punë ka për të vazhduar kështu siç ka nisur”, dhe përdori këtë shprehje, “se unë dhe Vladi (e kishte fjalën për Putinin), po shikohemi sy më sy për këtë punën e Kosovës”, si dy kaubojsa tha, dhe po shikojmë se kush është ai që po tërheq i pari pistoletën. Pastaj bëri një lëvizje dore dhe tha “I’m a quick shot” (jam qitës më i shpejtë), qeshëm të gjithë. Një moment relaksues por edhe përmbushës. Gjysmë ore më vonë doli tha “Time is now” (koha është tani).

Provokoi reagime se “kjo ishte një deklaratë e njëanëshme, lëvizjet unilaterale nuk ndihmojnë”, etj. etj., dhe që ne, diplomacia shqiptare, e ktheu në favor, dhe tha që as bllokimet unilaterale nuk ndihmojnë, duke iu referuar bllokimit që Rusia po i bënte një procesi që natyrshëm po vinte drejt fundit”, ka treguar Basha.