osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Humbje e madhe për futbollin shqiptar, “shuhen” brenda pak orësh 4 ikona (Emrat+Foto)

Humbje e madhe për futbollin shqiptar, “shuhen” brenda pak orësh 4 ikona (Emrat+Foto)

Futbolli shqiptar është tronditur ditën e djeshme, pasi 4 ish-futbollistë janë ndarë nga jeta brenda ditës. 4 ish-futbollistë dhe figura të futbollit shijakas, Sabri Peqini, Enver Drita, Hysen Varosi dhe Lulzim Alia janë katër ish-lojtarë të klubit të Erzenit që u ndan sot nga jeta.

Lajmin e bëri të ditur faqja e klubit të Erzenit në ‘’Facebook’’.

POSTIMI I ERZENIT

Një ditë me përmasat e dhimbjes dhe trishtimit për futbollin e njohur të “Erzenit” të Shijakut. E shtunë, 13 mars 2021. Brenda pak orësh njëri nga tjetri, largohen nga jeta përmes dhimbjes dhe lotëve katër figura, katër miq e shokë, katër kapituj ndikues në ecurinë dhe zhvillimin e futbollit shijakas.

Sabri Peqini, figurë qendrore i futbollit kombëtar. Luajti dhe drejtoi në vite “Erzenin”. Më pas “Labinotin” e Elbasanit dhe “Dinamon”. Futbollist i kombëtares shqiptare. 95 vjeç.

Enver Drita, 85 vjeç. Nga futbollistët emblematikë të “Erzenit”. Teknik, fantazist, nxitës i traditave më të mira të futbollit të trevës së Shijakut.

Hysen Varosi, 82 vjeç. Si futbollist mbrojti portën e “Erzenit”, duke ia lënë stafetën Laknorit me shokë. Por ndërtoi historinë si gazetar i flaktë i “Erzenit”. Ai nuk do të harrohet kurrë këtu. Pasioni i tij nuk mund të konkurohet.

Lulzim Alia, 75 vjeç. Luajti futboll, por la gjurmë si trajner, duke mbetur deri në fund një figurë simpatike dhe e dashur për sportëdashësit shijakas.

E kam ndjekur shumë sportin shijakas, veçanërisht futbollin dhe volejbollin. Kam shkruar e komentuar. Jam pjesë e traditës në historinë e shkrimit dhe komentit për Shijakun, por mbeta edhe një mik entuziast i të katërt figurave të spikatura të futbollit me shumë tradita të “Erzenit”, që na brengosën me largimin nga jeta.

Rast shumë i rrallë, që brenda pak orësh të ndjekin njëri tjetrin drejt parajsës katër të mirenjohur të një klubi, të një qyteti.

Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të shpreh ngushëllimet më të prekshme të miat për familjet dhe të afërmit të miqve dhe shokëve tanë, që tashmë do të na mbeten përjetësisht në memorie.

Dheu i lehtë!

Me shumë dhimbje

Bujar Qesja